LAJMI I FUNDIT:

Rusët bombardojnë një supermarket në Donetsk, raportohet se ka viktima

Rusët bombardojnë një supermarket në Donetsk, raportohet se ka viktima

Forcat ruse sot goditën me raketa një supermarket në qytetin ukrainas Kostiantynivka në rajonin e Donetskut.

Sulmi është kryer teksa në dyqan ka pasur shumë persona, shkruajnë mediat e huaja.

Pamjet e sulmit po përhapen në rrjetet sociale gjersa shihet zjarri që ka kapluar dyqanin.


Të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 35 u plagosën, njoftoi Zyra e Ukrainës për Situatat Emergjente. Dyshohet se më shumë njerëz janë nën rrënojat e dyqanit.

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se janë duke përcaktuar të gjitha pasojat e sulmit.

“Kostyantynivka, rajoni Donetsk. Terroristët rusë goditën një supermarket të zakonshëm dhe një zyrë postare. Ka njerëz nën rrënoja. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar dhe do të bëhet gjithçka për t’i shpëtuar. Për momentin mësohet se janë vrarë katër persona. Ngushëllimet e mia për familjet dhe miqtë e tyre që kanë humbur të dashurit e tyre. Të paktën 24 persona janë plagosur. Rusia është përgjegjëse për këtë terror dhe ne do të bëjmë çmos për të siguruar që bota të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën në mbështetjen e mbrojtjes sonë dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve tanë”, deklaroi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. 

Kreu i administratës ushtarake rajonale tha se rusët sulmuan supermarketin me një raketë të tipit X-38.

Në sulm u dëmtuan 9 dyqane, një zyrë postare, 9 shtëpi private, 12 pavijone ekspozitash dhe 12 vetura. Rusia ende nuk ka reaguar ndaj sulmit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Serbia
Separatisti bëhet kryeministër i Belgjikës, partitë e djathta formojnë qeverinë

Separatisti bëhet kryeministër i Belgjikës, partitë e djathta formojnë qeverinë

Evropa
Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së

Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së

Amerika
Radhë kilometërshe e veturave për të hyrë në Novi Sad - sërish protesta masive kundër Vuçiqit

Radhë kilometërshe e veturave për të hyrë në Novi Sad - sërish protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Skena prekëse: Momenti kur pengjet izraelite dhe palestineze ribashkohen me familjet e tyre pasi kaluan vite në robëri

Skena prekëse: Momenti kur pengjet izraelite dhe palestineze ribashkohen me familjet e tyre pasi kaluan vite në robëri

Azia
Kalo në kategori