LAJMI I FUNDIT:

Katari, Egjipti dhe SHBA-ja propozojnë datën për rinisjen e bisedimeve rreth një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

Katari, Egjipti dhe SHBA-ja propozojnë datën për rinisjen e bisedimeve rreth një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të rifillojnë negociatat për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës, pasi bombardimet e vazhdueshme të Izraelit mbi territorin kanë vrarë afro 40 mijë palestinezë dhe kanë ngritur frikën për përshkallëzim të mëtejshëm rajonal.

Në një deklaratë të përbashkët të enjten, të tre vendet i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit të “vazhdojnë diskutimet urgjente” më 15 gusht në Doha ose Kajro “për të mbyllur çdo boshllëk të mbetur dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme”.

“Është koha për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe për të liruar pengjet dhe të burgosurit”, thanë të tre vendet në një deklaratë të përbashkët.


Ata po ashtu theksuan se kanë punuar me muaj për të arritur një marrëveshje kornizë dhe se ajo tani është në tavolinë. Ajo që mungon është zbatimi i tij.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu iu përgjigj me shpejtësi thirrjes, duke thënë në një deklaratë se Izraeli do të dërgonte një delegacion për të marrë pjesë në bisedimet e javës së ardhshme “për të finalizuar detajet dhe për të zbatuar marrëveshjen”.

Hamasi ende nuk i është përgjigjur këtij propozimi të tre shteteve, raporton televizioni publik britanik, bbc.

Deklarata e përbashkët vjen mes muajve të përpjekjeve të dështuara për të arritur një armëpushim në Gaza, ku një ofensivë ushtarake izraelite ka vrarë të paktën 39,699 palestinezë dhe ka plagosur 91,722 që nga fillimi i 7 tetorit.

Vrasja e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran ngriti gjithashtu pikëpyetje në lidhje me mundësinë e vazhdimit të negociatave për armëpushim. Megjithatë, shumë e shohin vrasjen e Haniyeh si një përpjekje nga qeveria Netanyahut për të penguar përpjekjet për të negociuar një fund të luftës.

Megjithatë, në një deklaratë të enjten, Katari, Egjipti dhe SHBA thanë se “është koha për të ofruar ndihmë të menjëhershme për popullin e Gazës, si dhe pengjet dhe familjet e tyre”.

Deklarata është nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi dhe sheiku i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori