LAJMI I FUNDIT:

Sot po e kritikon, por në vitin 2020 e kishte mbështetur në Minnesota – publikohet audio kur Trumpi e “ngrite në qiell” Walzin

Sot po e kritikon, por në vitin 2020 e kishte mbështetur në Minnesota – publikohet audio kur Trumpi e “ngrite në qiell” Walzin

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump dhe ligjvënësit republikan kanë sulmuar guvernatorin e Minnesotës Tim Walz, kandidatin demokrat për zëvendëspresident, lidhur me trajtimin e trazirave në shtetin e tij pas vrasjes së George Floyd në vitin 2020.

Por, në një telefonatë me guvernatorët që përfshinin edhe Walzin, presidenti i atëhershëm, Trump vlerësoi lartë atë se si e trajtoi situatën ndërsa tha se ishte kënaqur me punë që po bënte.

Në audion e marrë nga CBS News, Trump dëgjohet duke thënë se “e di që guvernatori Walz është pranë telefonit. Ne folëm dhe jemi plotësisht dakord me mënyrën se si po e trajton rastin gjatë ditëve të fundit”.


Republikanët, duke përfshirë udhëheqësin e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Steve Scalise, e kanë akuzuar Walz-in për mosveprim gjatë trazirave, “Tim Walz është një radikal që i la rebelët të djegin Minneapolisin në vitin 2020”.

Trump, në bisedën 58-minutëshe me guvernatorët, tha për Walzin se “ai është një djalë i shkëlqyer. Ju keni një Gardë të madhe Kombëtare atje që është gati të hyjë dhe të luftojë. Unë ju them, shumë mirë – çfarë ata bënë në Minneapolis ishte e pabesueshme. Ata hynë dhe dominuan dhe kjo ndodhi menjëherë”.

Trump ka thënë se ka dërguar forca, por Walz i kishte aktivizuar ato përpara se të bëhej telefonata.

Sipas audios së thirrjes, Walz gjithashtu ra dakord me Trumpin se fillimisht ishte e nevojshme të përdorej forca për të shuar trazirat, por ai argumentoi se hapi tjetër ishte të mundësonte vazhdimin e protestave paqësore.

Ndryshe, Walz ka shërbyer 24 vite në ushtrinë amerikane dhe ka trajnuar shumë ushtarë për luftën në Afganistan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

Botë
Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Evropa
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Amerika
Si në filma, evakuohet familja e oficerit të marinës ukrainase në Krimenë e pushtuar – gjithçka ndodhi para “hundës” së FSB-së

Si në filma, evakuohet familja e oficerit të marinës ukrainase në Krimenë e pushtuar – gjithçka ndodhi para “hundës” së FSB-së

Evropa
Irani paralajmëron Izraelin për pasojat në rast se vendosë ta sulmojë

Irani paralajmëron Izraelin për pasojat në rast se vendosë ta sulmojë

Azia
Kalo në kategori