LAJMI I FUNDIT:

Detaje për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit – arrestohen babë e bir

Detaje për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit – arrestohen babë e bir

Ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Zllakuqan të Lipjanit – një person ka humbur jetën pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë.

Ngjarja ka rezultuar fatale për Agim Zanin, një 57-vjeçar, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Dy të dyshuarit Skender Krasniqi dhe i biri i tij, Taulant Krasniqi, janë arrestuar nga policia.


Ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje fizike mes palëve, që ka eskaluar në përdorimin e një mjeti të mprehtë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Magure, Zani nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Jozyrtarisht mësohet se e gjithë ngjarja ndodhi si shkak i një konflikti për një video në platformën sociale “TikTok”.

Policia Rajonale në Prishtinë ka konfirmuar rastin dhe është duke zhvilluar hetimet për të ndriçuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Një i vdekur dhe një i lënduar në Zllakuqan të Lipjanit, policia jep detaje
Lexo po ashtu Një i vdekur dhe një i lënduar në Zllakuqan të Lipjanit, policia jep detaje

Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para, janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë.

Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar”, thuhet në deklaratën e policisë.

Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e të plagosurit është stabile./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sazani do të kushtojë rreth një miliard dollarë - dhëndri i Donald Trump do të shndërrojë reliktet e luftës në hotele luksoze

Sazani do të kushtojë rreth një miliard dollarë - dhëndri i Donald Trump do të shndërrojë reliktet e luftës në hotele luksoze

Lajme
Kërkesa e Belerit për ngritjen e shkollës së mesme në gjuhën greke në Himarë, ja si përgjigjet kryetari i ri, Vangjel Tavo

Kërkesa e Belerit për ngritjen e shkollës së mesme në gjuhën greke në Himarë, ja si përgjigjet kryetari i ri, Vangjel Tavo

Lajme
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e ushtrisë së Serbisë

Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e ushtrisë së Serbisë

Lajme
Detaje për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit - arrestohen babë e bir

Detaje për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit - arrestohen babë e bir

Kronika e Zezë
Rasti i parë i virusit të Nilit në Kosovë - IKSHPK del me rekomandime

Rasti i parë i virusit të Nilit në Kosovë - IKSHPK del me rekomandime

Lajme
Çitaku: Urat që i duhen Kosovës janë urat me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n

Çitaku: Urat që i duhen Kosovës janë urat me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n

Lajme
Kalo në kategori