LAJMI I FUNDIT:

Leroy Sane afër rikthimit në Ligën Premier

Leroy Sane afër rikthimit në Ligën Premier

Sipas Sky Germany, Arsenali është duke monitoruar anësorin e Bayern Munich, Leroy Sane, i cili ka një vit të mbetur në kontratën e tij.

Një rikthim në Ligën Premier do ta ribashkonte 28-vjeçarin me Mikel Artetën, ish-trajnerin e tij te Manchester City.


Interesimi i Arsenalit për Sane nënvizon qëllimin e tyre për të forcuar skuadrën e tyre me talent të dëshmuar, ndërsa ata kërkojnë të zhvillojnë një tjetër sfidë për titull.

Kjo lëvizje për Sane synon të ofrojë konkurrencë për Bukayo Saka, i cili duket se ndihet komod me rrethanat në ekip.

Mësohet qëndrimi i Bayernit pas interesimit të Arsenalit për transferimin e Sanes
Lexo po ashtu Mësohet qëndrimi i Bayernit pas interesimit të Arsenalit për transferimin e Sanes

Andaj, Mikel Arteta synon që së paku t’i ketë dy lojtarë për një pozicion, në mënyrë që të sfidojnë në të gjitha garat.

Transferimi i Sanes te Arsenali do të kushtonte mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/