LAJMI I FUNDIT:

Ancelottin e kënaq turneu në SHBA, tani synon trofeun e parë në sezonin e ri

Ancelottin e kënaq turneu në SHBA, tani synon trofeun e parë në sezonin e ri

Real Madridi e ka mbyllur turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me fitore.

Carlo Ancelotti ka mbetur i kënaqur me turneun në SHBA, pasi Los Blancos mposhtën Chelsean me rezultat 2-1.

Trajneri italian ka thënë se tani gjithë fokusi i tyre është te Superkupa e Evropës që e luajnë javën e ardhahme ndaj Atalantës.


Spektakël para 75 mijë tifozëve në SHBA, Reali mposht Chelsean në miqësore
Lexo po ashtu Spektakël para 75 mijë tifozëve në SHBA, Reali mposht Chelsean në miqësore

“Kemi luajtur me një ritëm të mirë dhe ide të qarta, por tani mendojmë për Superkupën”

“Më 9 gusht, do të nisim të gjithë se bashku të përgatisim ndeshjen me Atalantën, por puna deri tani ka qenë e mirë, me të rinjtë që kanë dhënë kontributin e tij për skuadrën. Për ata ka qenë një eksperiencë e bukur”, deklaroi trajneri italian.

Realit tani do t’i bashkohen edhe yjet e tjerë si Kylian Mbappe apo Jude Bellingham.

Ancelotti zbulon nëse do t'i ndryshojë pozitën Bellinghamit pas ardhjes së Mbappes
Lexo po ashtu Ancelotti zbulon nëse do t'i ndryshojë pozitën Bellinghamit pas ardhjes së Mbappes

“Preferuam të evitojmë rreziqet pasi gjëja më e rëndësishme është të arrijmë në formë të mirë për ndeshjen e Superkupës. Lojtarët e tjerë treguan një gjendje të mirë, janë gati për ta përgatitur si duhet ndeshjen me Atalantën”.

“Të shohim si do të kthehen lojtarët e tjerë, shpresoj të jenë në gjendje të mirë nëse kanë punuar mjaftueshëm në shtëpi. Nëse jo do të qëndrojnë të gjithë në stol”, tha Ancelotti. /Telegrafi/