LAJMI I FUNDIT:

Plagosja në Fushë Kosovë, flasin nga QKUK për gjendjen shëndetësore të gruas

Plagosja në Fushë Kosovë, flasin nga QKUK për gjendjen shëndetësore të gruas
Foto: Arkiv

Mëngjesin e së martës një grua u plagos me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në Fushë Kosovë, gjendja e së cilës është stabile.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK, Nazmi Kolgeci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se pacientja është pranuar një ditë më parë në këtë klinikë.

Ai tregoi se lëndimet e pacientes janë në zonën e gjoksit, në krah dhe në abdomen.


“Dje është pranuar nga shërbimi i kujdestarisë. Për momentin është në gjendje stabile. Ka lëndime në zonën e gjoksit, në krah dhe në abdomen, por që momentalisht është në rregull.

Intervenimi veçse është bërë nga ekipa e kujdestarisë. Është bërë drenazh torakale”, ka thënë Kolgeci për Telegrafin.

Ndryshe, mëngjesin e së martës bashkëshorti qëlloi gruan e tij me armë zjarri, ndërsa policia bëri arrestimin e tij.

Prokuroria: Të dyshuarit për plagosjen e gruas, më 4 gusht iu ngrit aktakuzë për dhunë në familje dhe iu ndalua t’i afrohet viktimës
Lexo po ashtu Prokuroria: Të dyshuarit për plagosjen e gruas, më 4 gusht iu ngrit aktakuzë për dhunë në familje dhe iu ndalua t’i afrohet viktimës

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi bëri të ditur se I.A., u ndalua nën dyshimin për “Vrasje të rëndë në tentativë” ndaj bashkëshortes së tij në Bresje të Fushë-Kosovës, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Mospërfillje të gjykatës”.

“Ndërkaq, më datë 06.08.2024, i pandehuri I.A, është arrestuar në fshatin Bresje, në Fushë Kosovë, me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ nga neni 173 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 i KPRK-së dhe ‘Mospërfillja e gjykatës’ nga neni 393 të KPRK-së. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit, me qëllim të sigurimit të provave materiale, si dhe, ka vizituar të dëmtuarën e rastit, e cila është në trajtim në SHSKUK në Prishtinë, ndërsa ndaj të pandehurit IA, ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke punuar intensivisht me qëllim të ndriçimit të rrethanave të cilat i kanë paraprirë kryerjes së këtyre veprave penale”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori