LAJMI I FUNDIT:

Pas uraganit Debby, në brigjet e Floridës u gjet kokainë me vlerë më shumë se një milion dollarë

Pas uraganit Debby, në brigjet e Floridës u gjet kokainë me vlerë më shumë se një milion dollarë

Erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm nuk janë të vetmet gjëra që ka shpërthyer stuhia tropikale Debby – me 25 pako të mbështjella fort me kokainë të zbuluara nga moti i egër.

Debby, që goditi rajonin verior Big Bend të shtetit si një uragan i kategorisë së parë, por që atëherë është reduktuar në një stuhi tropikale, nxjerri sasinë e drogës në breg përgjatë skajit më jugor të Floridës.

“Uragani Debby shpërtheu 25 pako me kokainë në një plazh në Florida Keys”, shkroi në X drejtori i policisë kufitare amerikane, transmeton Telegrafi.


Ngarkesa e drogës e cila kapte vlerën e më shumë se 1 milion dollarëve, u zbulua nga një kalimtar rasti i cili kontaktoi autoritetet.

Ky është rasti i fundit kur moti i ligë dhe erërat e forta nxjerrin nga brigjet e Floridës drogën e shpërndarëve – ku shpesh shfaqin ngarkesa të substancave të paligjshme për shkak të afërsisë së shtetit me qendrat tranzite të Karraibeve nga Amerika e Jugut në SHBA dhe Evropë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

Botë
Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Evropa
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Amerika
Si në filma, evakuohet familja e oficerit të marinës ukrainase në Krimenë e pushtuar – gjithçka ndodhi para “hundës” së FSB-së

Si në filma, evakuohet familja e oficerit të marinës ukrainase në Krimenë e pushtuar – gjithçka ndodhi para “hundës” së FSB-së

Evropa
Irani paralajmëron Izraelin për pasojat në rast se vendosë ta sulmojë

Irani paralajmëron Izraelin për pasojat në rast se vendosë ta sulmojë

Azia
Kalo në kategori