Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në histori të La Ligas me 474 gola, por janë dy ekipe të cilave Messi nuk ka arritur t’iu shënojë gol asnjëherë.
Legjenda e Barcelonës ka luajtur ndaj 40 klubeve të ndryshme gjatë kohës së tij në La Liga dhe ka arritur të shënojë të paktën një gol ndaj 38 prej tyre.
Mirëpo, janë dy ekipe ndaj të cilave, Messi nuk ka arritur që ta gjejë dot rrugën e rrjetës.
Xerez CD
Këto ditë, Xerez do ta gjeni duke garuar në kategorinë e katërt të futbollit spanjoll, por në sezonin 2009/2010, ata po luanin në La Liga.
Koha e tyre në La Liga ishte e shkurtër pasi ata e përfunduan sezonin 2009/2010 në fund të tabelës, me vetëm 34 pikë të grumbulluara.
Barcelona mori dy fitore ndaj tyre gjatë atij sezoni, por Messi nuk ia doli që të shënojë në asnjërën prej atyre ndeshjeve.
Murcia
Messi është ballafaquar me Murcian në La Liga në vetëm një rast, që ishte në vitin 2008. Kjo ndeshje ishte e fundit për sezonin 2007/2008, dhe njëkohësisht e fundit për Frank Rijkaard në krye të blaugranasve.
Teksa Messi nuk u fut në listën e golashënuesve, ai ‘rrëmbeu’ tituj e ballinave pasi dhuroi dy asistime në fitoren me rezultat 5-3 të Barcelonës në udhëtim.
Sezoni 2007/2008 në përgjithësi ishte një për t’u harruar për Barcelonën, pasi klubi përfundoi në pozitën e tretë në La Liga dhe humbën në gjysmëfinale të Copa Del Rey dhe Ligës së Kampionëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNotarja olimpike largohet nga fshati Olimpik i Parisit për shkak të krijimit të 'ambientit të papërshtatshëm'
Ronaldo godet Messin dhe France Football për ceremoninë e Topit të Artë
Çfarë do të ndodhte nëse Messi do të luante në Ligën Premier? Përgjigjet Mohamed Salah
Pse garuesja ukrainase u mbështoll me një thes gjumi pasi fitoi medaljen e artë olimpike
Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alissonit - befasoi të gjithë në Euro 2024
Ylli i Barcelonës aprovon kalimin në Serie A, tani po pret marrëveshjen mes dy klubeve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Përfundoi dita e 10-të në Lojërat Olimpike: Ndryshon dukshëm renditja - ka një lider të ri
Nikçi: Kërkohet ndihmë për arrestimin e Noizyt dhe të dyshuarve tjerë për rastin në Pejë
Presidenti kroat: Kosova i është lënë vetvetes
Udhëheqësi i Hamasit ka vdekur, Irani zotohet të hakmerret: A mund të ndalojë ndonjë gjë luftën që rrezikon të përshkallëzohet në Lindjen e Mesme?
Fituesi i medaljes së artë u gjet duke fjetur në park pasi u ankua për kushtet 'të këqija' të fshatit Olimpik
Netanyahu paralajmëron Iranin që të mos sulmojë Izraelin: Do ta paguani shtrenjtë