LAJMI I FUNDIT:

Radev letër Siljanovskës: Ilindeni është festë e historisë sonë të përbashkët

Radev letër Siljanovskës: Ilindeni është festë e historisë sonë të përbashkët

Kreu i shtetit bullgar, Rumen Radev, i dërgoi një telegram presidentes Gordana Siljanovskës, duke i uruar 2 gushtin si datë të lavdishme për historinë e përbashkët dhe ngjarjet e kryengritjes së Ilindenit-Preobrazhenit.

Ai theksoi se Bullgaria është e vendosur të punojë në vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut.

“Ne si trashëgimtarë të të parëve tanë kemi përgjegjësi dhe detyrë historike t’i ndjekim ata dhe t’i mbajmë premtimet e së kaluarës sonë, për hir të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, tha presidenti Radev në urimin e tij për qytetarët e Maqedonisë.


Sipas tij, vetëmohimi i heronjve të Kryengritjes Ilinden-Preobrazhen mbart në kohë kujtimin që do të lidhë përgjithmonë Bullgarinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e tyre.

“Idealet e larta të kryengritjes sot janë baza e vlerave të Evropës së bashkuar”, theksoi Rumen Radev, duke thënë se e ardhmja e përbashkët evropiane kërkon vullnetin e nevojshëm dhe qasje të sinqertë në zbatimin e Marrëveshjes për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë arrestohet një person i shumë kërkuar

Në Prishtinë arrestohet një person i shumë kërkuar

Kronika e Zezë
I tha kryetarit të partisë së tij

I tha kryetarit të partisë së tij "mos mashtro", kryetari i Istogut i reagon zv.ministrit Durmishi

Lajme
Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin

Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin

Lajme
Incidenti në aeroportin e Shkupit, përplasje virtuale ndërmjet Pacollit dhe këshilltarit të presidentes Osmani

Incidenti në aeroportin e Shkupit, përplasje virtuale ndërmjet Pacollit dhe këshilltarit të presidentes Osmani

Lajme
Humb Klara nga Shkupi, nëna e saj kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Humb Klara nga Shkupi, nëna e saj kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Lajme
Gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës, deri  në 50 minuta pritje te Dheu i Bardhë

Gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës, deri në 50 minuta pritje te Dheu i Bardhë

Lajme
Kalo në kategori