LAJMI I FUNDIT:

Hapja e urës së Ibrit, Ramadani: Kurti më përpara e pranon dështimin, sesa konfrontimin me NATO-n

Hapja e urës së Ibrit, Ramadani: Kurti më përpara e pranon dështimin, sesa konfrontimin me NATO-n

Hapja e urës së Ibrit po vazhdon të kundërshtohet nga vendet e QUINT-it, ndërsa Qeveria e Kosovës ka qëndrimin se ura duhet të hapet dhe se kjo nuk është kundër askujt.

Lidhur me diskutimet e fundit që po bëhen mbi çështjen e hapjes së urës së Ibrit, një reagim e ka bërë edhe ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, transmeton Telegrafi.

Ramadani thotë se nuk beson që kryeministri Kurti do të vendos për konfrontim direkt mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, duke shtuar se “më përpara e pranon dështimin, sesa konfrontimin”.


Më tej, ai përmes nëntë pikave ka shkruar se për çfarë dështimi bëhet fjalë:

1. Ai po dështon ta bind NATO-n që Ura të hapet.

2. Ai po dështon që t’ia mbajë gojën mbyllur partizanëve të vet të padijshëm dhe eksperimental në Qeveri, parti e institucione tjera, të cilët kushtimisht kapën daullet për të na dhënë lajmin që “Ura po hapet pa dilema fare”!

3. Ai po dështon që të bëjë dallimin midis:

3.1 qëndrimeve diplomatike të shteteve partnere në raporte biletare; dhe

3.2 udhëzimeve ushtarake të NATO-s për KFOR-in në çështje që ata i vlerësojnë me ndikim ne siguri dhe ambient paqësor!

Qëndrimet diplomatike bilaterale ndryshojnë në çështje, por me NATO-n nuk ka shaka.

4. Ai po dështon që të përmbyllë këtë mandat qeverisës me një fazë relaksimi raportesh me prezencën ndërkombëtare.

5. Ai po dështon që ta arrijë aktin simbolik të vendosjes së kontrollit në veri, pra hapjen të Urës kryesore, dhe kështu po e rikthen pamjen që normalizimi në veri qenka më larg sesa optimistët e shpjegojnë!

6. Ai po dështon të kuptojë që diplomacia kërkon njerëz profesionistë, angazhime afat-gjate dhe targetim të saktë për ‘outreach’ në adresat kryesore të vendimmarrjes!

7. Ai po dështon të zbatojë besimin që “farefisi janë për dasma” e “profesionistët janë për institucione”. Prandaj, bashkë me “faresif” po dështojnë diplomacinë dhe komunikimin.

8. Ai po dështon të kuptojë se daullet që partizanët e vet po i rrahin këto muaj, realisht po nxisin pamje jo të drejtë të popullit të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë ndaj NATO-s.

9. Ai po dështon të kuptojë që rritja e pritjeve për hapjen e Urës (me apo pa KFOR-in) është rritje e zhgënjimit të popullit të Kosovës edhe ndaj Qeverisë, jo vetëm ndaj NATO-s.

10. Ai po dështon të kuptojë që siguria kombëtare është e ndërlidhur ngushtë me përdorimin e aleancave si instrument shtesë burimeve vetanake. Kështu, aleancat realisht do të ktheheshin në instrumente që shërbejnë në sigurinë kombëtare, jo vetëm që ndikojnë në të nga jashtë!

Ramandani shton më tej se “pavarësisht se dështimet mund të jenë vërtetë të thella, unë prapë nuk do të besoja kurrë që shkon deri në konfrontim”.

“Kryeministri Kurti në fund të mandatit të tij e pranon dështimin, por jo konfrontimin me NATO-n”, thotë ai në reagimin e bërë në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori