LAJMI I FUNDIT:

“Ai duhet të luajë sa më afër portës” – Ancelotti i befasuar me Arda Gulerin

“Ai duhet të luajë sa më afër portës” – Ancelotti i befasuar me Arda Gulerin

Pas një Kampionati Evropian ku ishte nën qendër të vëmendjes me Turqinë, Arda Guler pati një ndikim të menjëhershëm pas kthimit te Real Madridit.

Lojtari i lindur në vitin 2005 la një përshtypje të shkëlqyer në ndeshjen miqësore kundër Milanit dhe vetë Carlo Ancelotti pranoi me habi kur pa evolucionin e tij fizik në vetëm pak muaj.

“Ai ka ardhur shumë mirë, ka punuar shumë gjatë pushimeve. Tani është më i fuqishëm, më rezistent dhe me të njëjtën cilësi. Do të jetë një sezon i rëndësishëm për të”, deklaroi Ancelotti.


Në fakt, siç shpjegon gazeta spanjolle, sfida për 19-vjeçarin turk është që ta përshtatë trupin e tij në nivelin e bashkëlojtarëve të “Los Blancos”, ndërsa Ancelotti foli edhe për pozitën ideale të tij te Real Madridi.

“Mendoj se sa më afër portës, aq më mirë. Është shumë efektiv, shënon shumë me pak hapësirë, ka një talent të veçantë. E tregon më së miri afër portës”, nënvizoi italiani.

Fjalë të rëndësishme nga Ancelotti, por talenti turk duhet të përballet me konkurrencën e fortë pasi në fazën e sulmit ka emra si Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Rodrygo e Vinicius Junior. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Shtatë largime, vetëm një afrim: Situata e Barcelonës në këtë afat kalimtar deri tani

Shtatë largime, vetëm një afrim: Situata e Barcelonës në këtë afat kalimtar deri tani

La Liga
Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Ndërkombëtare
Dyshja çeke fitojnë medaljen e artë së bashku, pavarësisht se lidhja e tyre romantike përfundoi pak para Lojërave Olimpike

Dyshja çeke fitojnë medaljen e artë së bashku, pavarësisht se lidhja e tyre romantike përfundoi pak para Lojërave Olimpike

Tenis
Cagliari insiston për Mirlind Dakun, por Rubin Kazan do 10 milionë euro - mësohen detajet e ofertës

Cagliari insiston për Mirlind Dakun, por Rubin Kazan do 10 milionë euro - mësohen detajet e ofertës

Serie A

"Dream Team" nuk qëndron në fshatin olimpik të Paris 2024 - ata kanë rezervuar hotel dhe shpenzimet shkojnë deri në 14 milionë euro

NBA
Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Premier League
Kalo në kategori