LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 7° rain

Qeverisja e Prishtinës nga Rama në syrin e PDK-së, prej ndërtimeve, infrastrukturës e deri te bërlloku

Qeverisja e Prishtinës nga Rama në syrin e PDK-së, prej ndërtimeve, infrastrukturës e deri te bërlloku
Foto: Arkiv

Tash e thuajse tri vite qeverisja e kryeqytetit i është besuar Përparim Ramës. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2021 pati premtime nga më të ndryshmet, ndër to ishin për ndryshim të infrastrukturës, si zhvendosja e stadiumit e ndërtimi i një liqeni në vendin e njëjtë. 

E lidhur me punën e Ramës në kryeqytet për Telegrafin kanë folur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri në një intervistë për Telegrafin, tha se kryeqyteti është duke pasur shumë probleme me shërbime publike, pasi që sipas tij Përparim Rama nuk po mendon për qytetarët, por për interesat e tij.


“Nga 206 premtime të Ramës janë realizuar vetëm dhjetëra prej tyre, shumë premtime kanë mbet të filluara, jo të përfunduara. Kryeqyteti është duke vuajtur me problemin e shërbimeve publike, është duke vuajtur me mbeturina, është duke vuajtur me infrastrukturë publike pra, me mungesë të sajë. Është duke u degraduar për ditë e më shumë nga planet e dëmshme që Përparim Rama është duke i bërë për interesa të tij dhe nuk është duke menduar për të ardhmen e kryeqytetit dhe për të ardhmen e jetesës së qytetarëve në kryeqytet”, tha ai.

Sa i përket rrugës “George Bush”, Retkoceri u shpreh se ky projekt ishte nisur vetëm nga Përparim Rama, pa u konsultuar me kuvendin komunal.

“Ne jemi dëshmitarë të mbylljes së një arterie kyçe, siç ishte rruga ‘George Bush’. Atë e kishte marrë kryetari i komunës pa e konsultuar kuvendin komunal, e kishte marrë krye në vete… E gjithë ajo hapësirë as nuk është shesh, as nuk është rrugë dhe tani që po kalojnë tri vite është tërësisht një rrugë e bllokuar pa ndonjë rezultat… Më shumë Prishtina është duke shërbyer për Përparim Ramën si një eksperiment i tij që të provojë gjëra të ndryshme siç është duke bërë tani”, tha ai.

Javën e kaluar doli një hulumtim nga organizata Demokracy Plus në të cilin thuhej se komuna e Prishtinës shkeli ligjin në kontratën 12 milionëshe për “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, pasi që njëri prej anëtarëve të komisionit nuk ishte pjesë e komunës fare.

Sa i përket kësaj Retkoceri tha për Telegrafin se ky projekt u nis me qëllim për të zgjidhur problemet e projekteve, mirëpo asnjë projekt nuk po realizohet.

“Fillimisht kur është filluar ky projekt ka qenë i Përparim Ramës që e ka prezantuar edhe para kuvendit edhe për ndarjet buxhetore dhe të gjitha këto. Se është një mënyrë për të zgjidhur problemet me disa projektime që do të bëhen. Në realitet po del që deri tash projekti i arkitektit të kryeqytetit, i Përparim Ramës ka marrë shumë pagesa të taksapaguesve të Prishtinës për të bërë disa tenderë dhe disa vizatime. Janë mbi 3 milionë euro të paguara nga një buxhet 12 milionë euro i dedikuar dhe realisht ne nuk jemi duke pa ndonjë projekt të realizuar nga qëllimi që është filluar arkitekti i qytetit”, tha ai.

Ndër të tjera, ai shton se ky projekt mund të jetë një kamuflim për të vjedhur paranë publike.

“Nuk ka se si të mendohet ndryshe sepse një metër katror e dizajnuar nga ky projekt shkon mbi 20 euro derisa në treg është 4 deri maksimumi 5 euro metri katror. Kemi fryrje të çmimeve dhe këtu po shihet se si është dhënë ky projekt edhe personat që kanë qenë të involvuar edhe miqtë e afërt të Përparim Ramës janë përfituesit e vetëm”, tha ai.

Sipas, Retkocerit për këtë do të kërkohet llogaridhënie nga komuna e Prishtinës në krye me Përparim Ramën.

“Ne me fillimin e sezonit të mbledhjeve të kuvendit komunal do të kërkojmë llogaridhënie dhe transparencë për shpenzimin e parasë publike, për shpenzimin e parave të qytetarëve të cilët kontribuojnë dhe bëjnë një buxhet. Sepse këto para të cilat janë në buxhetin e Prishtinës nuk janë para të Përparim Ramës, janë para të taksa paguesve të kryeqytetit”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Kalo në kategori