Komisioni Evropian i ka kërkuar Hungarisë të shpjegojë vendimin e saj për të lehtësuar kërkesat e vizave për qytetarët rusë dhe bjellorusë, për të cilat Brukseli shqetësohet se “mund të çojnë në një anashkalim de facto” të kufizimeve të bllokut dhe të minojnë standardet e sigurisë në të gjithë Zonën Schengen pa pasaporta.
“Rusia është një kërcënim për sigurinë. Ne kemi nevojë për më shumë, jo më pak vigjilencë. Qasja e spiunëve dhe diversantëve të mundshëm rusë në BE do të minonte sigurinë e të gjithëve ne”, tha Ylva Johansson, Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme.
“Nëse skema e tyre e qasjes është një rrezik, ne do të veprojmë”, shtoi ajo.
Në një letër drejtuar Ministrisë së Brendshme të Hungarisë, Johansson vë në dyshim ndryshimet e reja në skemën e Kartës Kombëtare të vendit, e cila thjeshton procedurat e vizave dhe kontrollet e sigurisë për “punonjësit mysafirë” në sektorë të veçantë.
Russia is a security threat. We need more, not less vigilance. Giving potential Russian spies and saboteurs easy EU access would undermine the security of us all.
Today in a letter I ask the Hungarian government to explain. If their easy access scheme is a risk, we will act. pic.twitter.com/Vy74JqNfAI
— Ylva Johansson (@YlvaJohansson) August 1, 2024
Bëhet e ditur se leja zgjat dy vjet dhe mund të rinovohet edhe për tre të tjera, duke i hapur rrugën kualifikimit për qëndrim të përhershëm.
Në fillim të korrikut, që përkon me fillimin e presidencës hungareze të Këshillit të BE-së dhe udhëtimin e diskutueshëm të Viktor Orban në Moskë, vendi ua zgjeroi Kartën Kombëtare qytetarëve nga Rusia dhe Bjellorusia.
Budapesti thotë se shumë prej këtyre qytetarëve do të punësohen në ndërtimin e një centrali bërthamor duke përdorur teknologjinë ruse, për të cilën Orban ka këmbëngulur që të ruhet nga sanksionet, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Përditësimi fillimisht kaloi pa u vënë re derisa Manfred Weber, kryetari i Partisë Popullore Evropiane (EPP) të qendrës së djathtë, i dërgoi një letër presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, duke kërkuar një diskutim në nivelin e liderëve.
“Rregullat e reja të diskutueshme krijojnë boshllëqe të rënda për aktivitetet e spiunazhit dhe mund të mundësojnë një numër të madh rusësh të hyjnë në Hungari me mbikëqyrje minimale, duke paraqitur një rrezik serioz për sigurinë kombëtare”, tha Weber në letrën e tij.
Zëdhënësi i Orban i përshkroi fjalët e Weber si “absurde dhe hipokrite” dhe tha se sistemi i migracionit të Hungarisë ishte “më i rrepti” në bllok.
‘Pasojat e duhura’
Siç raportohet, Komisioni, i cili ka për detyrë të sigurojë që legjislacioni kombëtar të përputhet me normat e BE-së, u hodh në polemika në rritje.
“Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë pasi Rusia përdor çdo mjet jokonvencional për të destabilizuar Bashkimin Evropian dhe vlerat e tij”, tha Johansson.
Në thelb të shqetësimeve të Komisionit është edhe funksionimi i Zonës Schengen, një rajon i madh që përfshin 450 milionë qytetarë në 29 vende evropiane dhe ku kontrollet kufitare janë hequr për të lejuar kalimin pa probleme të njerëzve.
Ndërsa çdo shtet anëtar ka të drejtë të hartojë dhe zbatojë kërkesat e veta për viza, të gjitha ato janë të detyruara nga një grup rregullash minimale të përbashkëta për të garantuar uniformitetin.
Pasi një shtetas i një vendi të tretë lejohet të hyjë në një vend Schengen, ata mund të lëvizin lirshëm në të gjithë zonën, që do të thotë se autoritetet duhet të besojnë në vendimet e njëri-tjetrit.
Çdo skemë për të tërhequr punëtorë të huaj “duhet të balancohet me kujdes për të mos vënë në rrezik integritetin e zonës së përbashkët pa kontrolle të kufirit të brendshëm dhe për të marrë parasysh siç duhet implikimet e mundshme të sigurisë, sipas Johansson.
“Është e një rëndësie të madhe të merren parasysh konsideratat e sigurisë dhe migracionit të të gjitha shteteve të tjera të Schengenit”, vazhdoi Komisionerja Evropiane.
Megjithë vargun e gjerë të sanksioneve të vendosura që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shtetasit rusë dhe bjellorusë lejohen ende të hyjnë në territorin e BE-së.
Sidoqoftë, mbyllja e hapësirës ajrore për fluturimet e drejtuara nga Rusia dhe kufizimet e rrepta në udhëtimet tokësore e bëjnë të vështirë për ata shtetas që të hyjnë në bllok.
Ndryshe, në verën e vitit 2022, BE-ja pezulloi marrëveshjen e saj për lehtësimin e vizave me Rusinë dhe ra dakord të intensifikojë shqyrtimin mbi aplikimet e ardhshme të paraqitura nga turistët rusë.
Por, Karta Kombëtare e Hungarisë mund të rrezikojë këtë kuadër kolektiv, pasi mund të dobësojë detyrimin për të “vlerësuar nëse individët që kalojnë kufirin e jashtëm përbëjnë një kërcënim për politikën publike, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare”, si dhe zbatimin e sanksionet.
Budapesti ka afat deri më 19 gusht për t’iu përgjigjur një sërë pyetjesh bashkangjitur letrës së Komisionerit, të cilat nuk janë bërë publike.
Pas kësaj, Brukseli do të “marrë masa”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje