Rritet numri i rasteve të lindjeve para kohe, SHSKUK: Për shkak të shpenzimit përtej planifikimit ampula për foshnjat Caffeine Citrate ka munguar disa ditë
Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka shënuar rritje numri i lindjeve para kohe para kohe dhe që kanë pasur nevojë për trajtim pas lindjes, në Klinikën e Neonatologjisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se nga 1 janari deri më tani, në këtë klinikë janë trajtuar 430 foshnje, numër ky në rritje, krahasuar me vitet e tjera.
“Këto foshnja janë trajtuar për Asfiksioni Perinatal (mungesë e oksigjenit para dhe pas lindjes), prematuritet( lindje para kohe), me komplikime, anomali të ndryshme kirurgjik, neonatale, anomali neurokirurgjike, e që trajtohen para dhe pas operimit të tyre, dhe infeksionet e ndryshme”, thuhet në njoftim.
Sipas SHSKUK-së, stafi i klinikës, me sukses po trajton edhe rastet e prematurëve (foshnjat e lindura para javës së 36, të shtatzënisë ) deri tek prematurët me peshë ekstreme të lindjes, 500-999 gramë.
Tutje thuhet se raste të tilla janë të predispozuar ndaj shumë komplikimeve për shkak të papjekurisë së gjithë sistemeve.
“Trajtimi bëhet sipas protokolleve bashkëkohore, duke filluar qe nga dhënia e kortikoideve nga ana e gjinekologë-obstetërve, deri tek mbështetja respiratore, jo -invazive dhe invazive.
Një nga manifestimet e prematuritetit (lindjes para kohe), është edhe kriza e apnesë (ndërprerja e frymëmarrjes). Këto foshnje trajtohen me CPAP, në të tilla raste ndihmon ampula caffeine citrate, por jo të gjithë rastet kane nevojë për këtë lloj trajtimi”, thuhet në njoftim.
SHSKUK thekson se në disa raste përveç Caffeine Citrate, përdoret ampula Aminophylinë, si terapi alternative.
“Foshnje të lindura parakohe, prej javës 28 deri 33, të shtatzënisë dhe që kanë manifestuar kriza të apnesë, kanë qenë 175, e që trajtuar me Caffeine Citrate, ose Ampula Aminophylinë.
Ndërsa foshnje të lindura prej javës 34 deri ne 36, të shtatzënisë kanë qenë 255, ku prej tyre 50 foshnje kanë pasur përkrahje me Caffeine Citrate, ose Ampula Aminophylinë.
Vlen ta theksojmë, se ShSKUK, ka siguruar të dy ampulat, por për shkak të shpenzimit përtej planifikimit, Ampula Caffeine Citrate, ka munguar disa ditë, e që është zëvendësuar si alternativë me Ampulën Aminophylinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje