LAJMI I FUNDIT:

Dita perfekte e verës në Cinestar – Të gjithë filmat 2€!

Dita perfekte e verës në Cinestar – Të gjithë filmat 2€!

Të gjitha hitet e filmave me një çmim fantastik prej 2€ të martën me 6 Gusht në CineStar Megaplex në Prishtina Mall.

Kjo është një mundësi perfekte pë adhuruesit e filmave që të shijoni kinemanë më të bukur me miqtë dhe familjen tuaj, me filmat hite, me popcorn fresh dhe nachos, më të shijshme në vend!

CineStar Megaplex në Prishtina Mall të martën me 6 Gusht hap dyert për ju nga ora 11:00!

Nuk do të keni nevojë të paguani ekstra për 3D, Love box, Vip Premium, Vip Relax, Royal Beds, kohëzgjatjen e filmit, eXtreme dhe Ultimate by Dolby Atmos!

Gjithashtu, do të mund të shikoni hitet e filmave me çmime më të lira në sallat ScreenX dhe 4DX, do t’ju duhet të paguani vetëm shtesën e detyrueshme të formatit premium ndaj çmimit të biletës tashmë të reduktuar.

Nga prodhuesit e ekskluziviteteve të suksesshme Jurassic, Bourne dhe Indiana Jones, shihni kapitullin e ri të filmit hit të vitit 1996 – “Twisters”. Në film luajnë kandidatja për Golden Globe, Daisy Edgar-Jones dhe Glen Powell, të cilët udhëheqin një brez të ri ndjekësish të tornadove.

Për më të vegjlit tuaj vijnë filmat më të bukur, ”Mia and Me” sjellë magjinë e aventurave. Mia zbulon se guri i saj magjik është pjesë e një profecie të lashtë dhe nis një udhëtim emocionues në ishujt më të largët të Centopia për t’u përballur me një të keqe të madhe dhe për të formuar fatin e saj.

”A Quiet Place: Day One”, ju bëjnë të ndjeni adrenalinën e vërtetë me ngjarje tensionuese. Filmi sjellë fituesen e Oscar Lupita Nyong’o në rolin kryesor. Një grua e re me emrin Sam e gjen veten të bllokuar në qytetin e New York, gjatë fazave të hershme të një pushtimi nga krijesa aliene me dëgjim ultra të ndjeshëm.

Për adhuruesit e filmave horror vijnë ”Arcadian” në rol kryesor me Nicoal Cage, dhe ”Exorcism” me aktorin e njohur Russel Crowe. 

Momente të tensionuara sjell filmi “Something In The Water”, me një dasmë që kthehet në ankth.

Hyni në filmin e suksesshëm veror “Deadpool & Wolverine”, të cilin Marvel Studios po e shpall si “gabimin më të madh” të tij deri më tani. Shumë argëtim, një spektakël i vërtetë, fantastik, një kombinim i pamposhtur – këto janë vetëm disa nga komentet e atyre që tashmë e kanë parë filmin.

Së bashku me Ryan Reynolds në rolin e patejkalueshëm të Deadpool, këtë herë mund të shijojmë edhe rikthimin e Hugh Jackman në rolin e Wolverine. Së bashku, të dy ndryshojnë historinë e MCU.

Përveç këtyre, vjen edhe drama ”Daddio” me Dakota Johnson dhe Sean Penn, ”Despicable Me 4” ju sjellë ngjarjet atraktive dhe shumë të qeshura me minionët e dashur, dhe shumë filma të tjerë. 

Mos e humbisni këtë mundësi, shikoni programin e plotë të kinemasë për datën 6 Gusht në CineStar në Prishtina Mall dhe merrni biletat tuaja online cinestarcinemas-ks.eu, në arkat e kinemasë ose përmes aplikacionit CineStar Cinemas Kosovo.