LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit përleshen me policinë teksa protestojnë për rezultatin e diskutueshëm të zgjedhjeve në Venezuelë – pamje që tregojnë kaosin e krijuar

Protestuesit përleshen me policinë teksa protestojnë për rezultatin e diskutueshëm të zgjedhjeve në Venezuelë – pamje që tregojnë kaosin e krijuar

Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër njerëzve që protestojnë për rezultatin e diskutueshëm të zgjedhjeve të së dielës.

Mijëra njerëz “zbritën” në Karakasin qendror të hënën në mbrëmje, disa duke ecur për kilometra nga lagjet e varfra në malet që rrethojnë qytetin, drejt pallatit presidencial, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, protestat shpërthyen në kryeqytetin e Venezuelës një ditë pasi presidenti Nicolás Maduro pretendoi se kishte fituar.


Opozita e ka vlerësuar shpalljen e fitores së Maduro si mashtruese, duke thënë se kandidati i saj Edmundo González fitoi bindshëm me 73.2% të votave.

Sondazhet e opinionit përpara zgjedhjeve sugjeruan një fitore të qartë për kundërshtarin.

Partitë opozitare ishin bashkuar pas zotit González në një përpjekje për të rrëzuar presidentin Maduro pas 11 vitesh në pushtet, mes pakënaqësisë së përhapur për krizën ekonomike të vendit.

Një numër vendesh perëndimore dhe të Amerikës Latine, si dhe organizma ndërkombëtarë, përfshirë OKB-në, u kanë bërë thirrje autoriteteve venezueliane që të publikojnë të dhënat e votimit nga qendrat e votimit.

Argjentina është një vend që ka refuzuar të njohë fitoren zgjedhore të presidentit Maduro, dhe si përgjigje Venezuela ka tërhequr diplomatët nga Buenos Aires.

Diplomatët nga gjashtë vende të tjera të Amerikës Latine – Kili, Kosta Rika, Panamaja, Peruja, Republika Domenikane dhe Uruguai – janë tërhequr gjithashtu për atë që ministri i Punëve të Jashtme, Yvan Gil e përshkroi në mediat sociale si “veprime dhe deklarata ndërhyrëse”.

Qeveria e Venezuelës njoftoi gjithashtu një pezullim të përkohshëm të fluturimeve ajrore komerciale për dhe nga Venezuela me Panamanë dhe Republikën Dominikane duke filluar nga ora 20:00 me kohën lokale të së mërkurës.

Një prani e madhe ushtarake dhe policore ishte në rrugët e Karakasit me qëllim që të përpiqej të shpërndante protestuesit dhe t’i pengonte ata të afroheshin te pallati presidencial.

Turmat e njerëzve brohorisnin “Liri, liri!” dhe bënin thirrje që qeveria të bjerë.

Në disa zona, postera të presidentit Maduro u grisën dhe u dogjën, ndërsa gomat, makinat dhe mbeturinat janë djegur gjithashtu.

Policia e armatosur, ushtria dhe paraushtarakët e krahut të majtë, të cilët janë me qeverinë, u përleshën me protestuesit dhe bllokuan shumë rrugë rreth qendrës së qytetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cilat vende kanë sanksionuar kolonët izraelitë?

Cilat vende kanë sanksionuar kolonët izraelitë?

Botë
Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Botë
Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Botë
CEO i Eurofighter konfirmon interesimin e Turqisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë, por Gjermania bllokoi shitjen

CEO i Eurofighter konfirmon interesimin e Turqisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë, por Gjermania bllokoi shitjen

Botë
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Botë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Kalo në kategori