LAJMI I FUNDIT:

Trump i del në mbrojtje agjentes të Shërbimit Sekret pas kritikave që ajo mori në internet: Ishte gati të merrte plumb për mua

Trump i del në mbrojtje agjentes të Shërbimit Sekret pas kritikave që ajo mori në internet: Ishte gati të merrte plumb për mua

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u hodh në mbrojtje të një agjenteje femër të Shërbimit Sekret, e cila e “mbrojti” atë gjatë atentatit, pasi ajo u përball me kritika të ashpra në internet.

“Nuk e di se si nuk u goditën”, u tha Trump mijëra njerëzve në një tubim në St. Cloud, Minesota, ndërsa kujtoi se si “plumbat fluturonin” dhe Shërbimi Sekret kishte nxituar për ta mbrojtur atë.

“Asnjëri prej tyre nuk ishte i ngadalshëm. Një grua që ishte në të djathtën time, ajo po më mbronte. Dhe u shtyp. Dhe u kritikua me lajme të rreme”, shtoi ish-presidenti.


Trump deklaroi se agjentja femër e paidentifikuar ishte “aq e guximshme” sa që “dëshironte të merrte një plumb” për presidentin e 45-të.

“Epo, ju e dini, ajo nuk ishte mjaft e gjatë. Sepse unë jam i gjatë, dhe ajo nuk ishte mjaftueshëm e gjatë. Dhe ajo u kritikua – ajo ishte aq e guximshme, ajo më mbronte me gjithçka, donte të merrte një plumb”, tha Trump.

Bëhet e ditur se komentent e ish-presidentit vijnë pasi pas atentatit në Pensilvani, agjentja femër u kritikua nga ekspertët në internet, si dhe nga donatorët e vetë Trumpit, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Shikoni këto agjente femra që nuk kanë ide se çfarë të bëjnë ose çfarë po bëjnë”, tha Dinesh D’Souza pas incidentit.

Matt Walsh tha se “nuk duhet të ketë asnjë grua” në Shërbimin Sekret pas atentatit.

“Nuk duhet të ketë asnjë grua në Shërbimin Sekret. Këto supozohet të jenë më të mirat, dhe asnjë nga më të mirat në këtë punë nuk janë gra”, tha Walsh.

Ndërkohë, CEO i Teslas, Elon Musk, argumentoi se agjentët e Shërbimit Sekret duhet të jenë “mjaft të mëdhenj” për ta mbuluar në këtë rast Trumpin.

“Mund të jetë një burrë apo një grua, për të qenë i qartë, thjesht duhet të jetë mjaft i madh për të bërë punën”, tha Musk.

Siç raportohet, Shërbimi Sekret është përballur me një kontroll të shtuar pas gabimeve të sigurisë që çuan në atentatin në Pensilvani.

Kimberly Cheatle, e cila kishte shërbyer si udhëheqëse e Shërbimit Sekret që nga gushti i vitit 2022, dha dorëheqjen pas thirrjeve dypartiake që ajo të jepte menjëherë dorëheqjen pasi agjencia që ajo drejtonte i lejoi Crooks të afrohej 135 metra nga skena ku ndodhej ish-presidenti.

“Unë marr përgjegjësinë e plotë për gabimin e sigurisë”, tha ajo në letrën e dorëheqjes.

“Në dritën e ngjarjeve të fundit, me zemër të rëndë kam marrë vendimin e vështirë për të dhënë dorëheqjen”, shtoi Cheatle.

Ndryshe, pas atentatit në tentativë, Komiteti i Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve nisi një hetim të plotë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump, bisedë telefonike me Putinin - i bëri një paralajmërim për luftën në Ukrainë

Trump, bisedë telefonike me Putinin - i bëri një paralajmërim për luftën në Ukrainë

Botë
Vuçiq thotë se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump

Vuçiq thotë se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump

Serbia
Moska u shënjestrua në sulmin më të madh me dronë që nga fillimi i agresionit mbi Ukrainë

Moska u shënjestrua në sulmin më të madh me dronë që nga fillimi i agresionit mbi Ukrainë

Botë
Biden planifikon të përdorë 6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën përpara inaugurimit të Trump

Biden planifikon të përdorë 6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën përpara inaugurimit të Trump

Botë
Nga humori deri në përulësi - letrat që presidentët kanë lënë pasi janë larguar nga Zyra Ovale

Nga humori deri në përulësi - letrat që presidentët kanë lënë pasi janë larguar nga Zyra Ovale

Amerika
Netanyahu thotë se ka pasur tri telefonata me Trump që kur ky i fundit u zgjodh president i SHBA-së

Netanyahu thotë se ka pasur tri telefonata me Trump që kur ky i fundit u zgjodh president i SHBA-së

Botë
Kalo në kategori