LAJMI I FUNDIT:

Një burrë nga New Jersey thotë se ishte qeni i tij që frikësoi hajdutët që donin t’i vidhnin BMW-në e tij prej 100,000 dollarësh

Një burrë nga New Jersey thotë se ishte qeni i tij që frikësoi hajdutët që donin t’i vidhnin BMW-në e tij prej 100,000 dollarësh

Një burrë në Woodbridge Township, New Jersey vlerëson qenin e tij për frikësimin e hajdutëve që donin t’i vidhnin BMW-në e tij prej 100,000 dollarësh.

Siç edhe dihet, hajnat hyjnë në shtëpi, vjedhin çelësat dhe më pas largohen me makinën e synuar.

Kjo është më e frikshme se metodat e tjera nga e kaluara, sepse njerëzit janë në shtëpi dhe flenë kur kjo ndodh, duke shkaktuar një grabitje me shumë trauma në shtëpi.


Por një burrë në Nju Jersey thotë se kur dy adoleshentë ishin gati të përdornin trarët për të thyer dritaren dhe për të hyrë në shtëpinë e tij, qeni i tij që lehte i trembi ata.

Megjithatë, edhe pse ai beson se qeni i tij e shpëtoi ditën, ai gjithashtu shprehu dëshirën për të shitur veturën e tij të shtrenjtë në mënyrë që të mos ishte në shënjestër të vjedhjes përsëri.

Ndërkohë, drejtori i policisë së Woodbridge, Robert Hubner, fajësoi ligjet e shtetit se ishin shumë të buta ndaj hajdutëve adoleshentë. /Telegrafi/