Rezultatet e raportit të Auditimit për 2023 kanë evidentuar më së shumti mangësi në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Ministrinë e Arsimit, ndër komunat përmenden Malisheva, Vushtrria dhe Ferizaj, teksa te ndërmarrjet publike Trepça, KRU Prishtina, Termokosi dhe KRU Hidrodrini.
Ndihmësi i auditorit të përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Zukë Zuka, ka thënë se në raportet e auditimit për 2023 mangësitë më të mëdha ndërlidhen me keq klasifikimin e shpenzimeve, regjistrimin e pasurisë, proceset e prokurimit, tejkalimet e pozicioneve.
“Kryesisht çështjet që kanë ndikuar në opinion për nivelet qendrore dhe lokale, kanë të bëjnë më shumë në aspektin financiar që ndërlidhen me keq klasifikimin e shpenzimeve, regjistrimin e pasurisë, mosvijueshmërinë në punë. Sa i përket çështjeve që ndërlidhen me konkluzionet e pajtueshmërisë është një listë më e gjerë. Këtu kanë të bëjnë me proceset e prokurimit, mangësitë dhe proceset e prokurimit, siç është vlerësimi i ofertave, shpërblimi i operatorëve ekonomikë, të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret sipas dosjeve të tenderit, tejkalimet e pozicioneve të cilat janë të nënshkruara në kontratë, por ato janë tejkaluar pa u respektuar dispozitat ligjore”, ka thënë Zuka për kp.
Mangësitë më të mëdha të evidentuara nëpër komuna, sipas Zukës janë moszbatimi i kritereve, mungesa e monitorimit të menaxhimit të kontratave, tejkalimet në furnizim, përdorimi i fondeve nga disa projekte për qëllime tjera.
“Në disa raste komunat kanë përdorur fonde nga disa projekte për qëllime të tjera. Nuk janë zbatuar kriteret, vendosja edhe për kontrata, ka pasur edhe te komunat mungesë monitorimit të menaxhimit të kontratave, tejkalim në furnizim sasi të kontraktuara, përdorimi i kontratave joadekuate, të cilat kanë shkaktuar tejkalim të vlerës së tyre në raport me vlerën e parashikuar. Kemi rastin te Malisheva – mbi 8 milionë janë kontratat, kemi raste edhe në dy komuna tjera Vushtrri mbi dy milionë dhe Ferizaj që ka kontrata mbi dy milionë, por të cilat nuk kanë mjete të mjaftueshme”, ka thënë Zuka.
Ai ka bërë të ditur se janë audituar të gjitha komunat në Kosovë, teksa lëshimet ka folur edhe mbi mangësitë e evidentuara në institucione dhe ndërmarrjet publike, ku ka thënë se lëshimet më së shumti kanë të bëjnë me procesin e prokurimit dhe hartimin e pasqyrave financiare.
“Më së shumti janë në Ministrinë e Infrastrukturës, Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Ministrinë e Arsimit për arsye ndoshta se edhe që janë ministri më të mëdha dhe kanë buxhet më së shumti, sidomos në procesin e prokurimit. Sa i përket ndërmarrjeve publike, çështjet e identifikuara më shumë lidhur me përpilimin e hartimit të pasqyrave financiare. Në ndërmarrjet publike ka pasur raste të cilat ka pasur lëshime te proceset e prokurimit. Trepça prin me çështje që i kemi më të mëdha, KRU Prishtina, Termokosi, Hidrodrini”, ka thënë ai.
Në vitin 2023, nga auditimi del se 38 çështje janë më pak se vitin e kaluar dhe cilësohet si vit me raporte me numër shumë më të ulët. Në nivelin qendror numri i gjetjeve është 35 më pak, te ndërmarrjet publike 20, ndërsa te niveli lokal numri është më i lartë sesa vitin e kaluar.
Ndryshe, gjatë shpalosjes së rezultateve të auditimit në nivel vendi për 2023, auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca muajin e kaluar kishte bëri më dije se procesi i auditimit kishte evidentuar mangësi në shumicën e institucioneve në fushën e raportimit financiar po ashtu edhe në kuadrin e pajtueshmërisë ligjore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker