LAJMI I FUNDIT:

Gabriel Jesus në top formë, Arteta me fjalë të mëdha për brazilianin

Gabriel Jesus në top formë, Arteta me fjalë të mëdha për brazilianin

Arsenali ka fituar 2-1 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Manchester United në një ndeshje miqësore.

Topçinjtë deri te kjo fitore erdhën falë golave nga sulmuesit brazilian si Gabriel Jesus dhe Gabriel Martinelli.

Ajo që ka gëzuar trajnerin e Arsenalit, është padyshim forma e mirë e sulmuesit Gabriel Jesus i cili sezonin e kaluar nuk ishte në formën më të mirë të tij.


Arteta ka një ide se si t'ia rrëmbejë Cityt titullin, tregon sa pikë i duhen Arsenalit
Lexo po ashtu Arteta ka një ide se si t'ia rrëmbejë Cityt titullin, tregon sa pikë i duhen Arsenalit

“Ai duket shumë mirë. Ai duket shumë i mprehtë. Ai ka ndryshuar shumë gjëra gjatë verës”, tha Mikel Arteta.

“Gabriel Jesus ka ardhur përsëri në gjendje të mirë. Dhe kur e keni atë bazë, mund të ndërtohen gjëra të tjera, por pa atë bazë nuk keni një lojtar”.

“Ai duhet të jetë në atë gjendje për të marrë më të mirën prej tij. Jesus e ka kuptuar këtë. Dhe unë jam shumë i lumtur me atë që ai ka treguar sot përsëri”.

“Mënyra se si duket, ritmi i tij, mprehtësia e tij, mënyra se si po lëviz. Dhe ju mund të shihni edhe në sytë e tij se ka përsëri një shkëndijë atje sepse ai tani ka një pikë për të provuar dhe kjo është mirë”, deklaroi trajneri spanjoll.

Arsenali pritet të nënshkruajë me një sulmues të ri këtë verë, por ngritja e Jezuit në formë është sigurisht e mrekullueshme për t’u parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet kundërshtarja dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten italiane

Mësohet kundërshtarja dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten italiane

Xhudo
Sensacioni 16-vjeçar i cili krahasohet me Ramosin, ka marr ftesën e Ancelottit për turin parasezonal

Sensacioni 16-vjeçar i cili krahasohet me Ramosin, ka marr ftesën e Ancelottit për turin parasezonal

La Liga
Guardiola mbeti i shokuar pasi një tifoz e kritikoi atë për ‘futbollin e mërzitshëm’ që aplikon

Guardiola mbeti i shokuar pasi një tifoz e kritikoi atë për ‘futbollin e mërzitshëm’ që aplikon

Ndërkombëtare
Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

La Liga
Bayerni nis ofensivë të re për t'i siguruar shërbimet e mbrojtësit gjerman

Bayerni nis ofensivë të re për t'i siguruar shërbimet e mbrojtësit gjerman

Bundesliga
Barcelona po tenton ta bind top mesfushorin të largohet për t’i liruar vendin blerjeve të reja

Barcelona po tenton ta bind top mesfushorin të largohet për t’i liruar vendin blerjeve të reja

La Liga
Kalo në kategori