LAJMI I FUNDIT:

Arsenali mposht Man Unitedin në miqësore, Ten Hag vajton lëndimet e dy yjeve

Arsenali mposht Man Unitedin në miqësore, Ten Hag vajton lëndimet e dy yjeve

Arsenali ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 2-1 në një ndeshje miqësore e cila u zhvillua  në ‘SoFi Stadium’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pari që hapi serinë e golave ishte Rasmus Hojlund i cili në minutën e dhjetë shënoi për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 ‘Djajve të Kuq’ pas asistimit të Marcus Rashford.

Sidoqoftë, Ten Hag mori një goditje të madhe kur pas vetëm disa minutave, pikërisht Hojlund u desh të zëvendësohej për shkak të lëndimit të muskujve hamstring.


Nuk mjaftoi kjo dhe Unitedit iu lëndua edhe një lojtar tjetër, kësaj radhe transferimi i ri Leny Yoro i cili  u zëvendësua në minutën e 35-të.

Sa i përket ndeshjes, reagimi i Arsenalit erdhi në minutën e 26-të, atëherë kur arritën që të barazojnë shifrat në 1-1 përmes Gabriel Jesus.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët filluan të bëjnë menjëherë zëvendësime për t’iu dhënë minuta të gjithë lojtarëve në dispozicion.

Përkundër ‘luftës’ së madhe që u zhvillua në fushë, në fund doli fitues Arsenali, falë golit të Gabriel Martinellit në minutën e 81-të.

Arsenali deri në fund do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje të tjera miqësore (Liverpool, Leverkusen dhe Lyon) ndërsa Unitedi do ta luajë të fundit ndaj Betisit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka të ndalur Distria Krasniqi, fiton sërish me Ippon dhe siguron gjysmëfinalen

Nuk ka të ndalur Distria Krasniqi, fiton sërish me Ippon dhe siguron gjysmëfinalen

Sport
Reagon kryeministri Kurti pas fitores së Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike

Reagon kryeministri Kurti pas fitores së Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike

Sport
Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

La Liga
Mësohet kundërshtarja dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten italiane

Mësohet kundërshtarja dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten italiane

Xhudo
Distria Krasniqi e nis me këmbë të mbarë në ‘Paris 2024’ – kualifikohet në çerekfinale

Distria Krasniqi e nis me këmbë të mbarë në ‘Paris 2024’ – kualifikohet në çerekfinale

Sport
Jo vetëm Atletico Madrid, edhe dy gjigantët e Anglisë duan transferimin e Julian Alvarez

Jo vetëm Atletico Madrid, edhe dy gjigantët e Anglisë duan transferimin e Julian Alvarez

Premier League
Kalo në kategori