LAJMI I FUNDIT:

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona po punon fortë për të përmbyllur transferimin e Nico Williams, para se të nis sezoni 2024/2025 në La Liga.

Blaugranasit kanë identifikuar reprezentuesin spanjoll si objektivin kryesor të afatit kalimtar veror, teksa bisedimet me Athletic Bilbaon po vazhdojnë.

Siç qëndrojnë gjërat, ekipi bask është i vendosur që të sigurojë klauzolën e plotë të lirimit të Nico Williams prej 58 milionë eurosh, ndërsa Barcelona po përpiqet që të ndërtojë një strukturë për pagesë.


Barcelona pritet që të marr vendimin përfundimtar gjatë ditëve në vijim, mes thashethemeve se ata tashmë kanë arritur marrëveshje personale me 22-vjeçarin.

Sidoqoftë, përkundër pozitivitetit të Barcelonës sa i përket avancimit të negociatave, atyre mund t’iu kërkohet që të paguajnë më shumë për Williams se sa mendohej fillimisht.

Sipas një përditësimi të fundit nga Mundo Deportivo, klauzola e lirimit të Williams do të ndikohet nga  Indeksi i Çmimeve të Konsumit (CPI) që mund ta lëviz shumën përfundimtare deri në 62 milionë euro.

Kjo rritje nuk pritet që të jetë një problem për Barcelonën, pasi ata janë të vendosur që të gjejnë një marrëveshje për Williams, në mënyrë që të rrisin gjasat për titull./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

La Liga
Ermal Krasniqi shënon golin e parë me fanellën e Sparta Pragës - sulmuesi tundi rrjetën pas disa lëvizjeve të bukura

Ermal Krasniqi shënon golin e parë me fanellën e Sparta Pragës - sulmuesi tundi rrjetën pas disa lëvizjeve të bukura

Ligat tjera
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ndërkombëtare
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Vdekje në fshatin Olimpik: Trajneri pësoi një atak në zemër

Vdekje në fshatin Olimpik: Trajneri pësoi një atak në zemër

Sport
Kalo në kategori