LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 29° clearsky_day

“Gerti Foods” hap fabrikën moderne në Prizren dhe synon tregun evropian

“Gerti Foods” hap fabrikën moderne në Prizren dhe synon tregun evropian

“Gerti Foods”, një kompani lidere në prodhimin e produkteve të pastiçerisë, të premten ka përuruar fabrikën e re në Lubizhdë të Prizrenit.

Në ceremoninë e hapjes, krahas përfaqësuesve nga komuniteti i biznesit nga rajoni i Prizrenit, kanë marrë pjesë edhe autoritetet komunale të Suharekës, sikurse edhe diplomatë të huaj.

Me këtë rast është theksuar se kjo kompani ofron një gamë të gjerë produktesh të freskëta dhe të ngrira, të cilat përfshijnë brumëra të ndryshme, pasta, dhe ëmbëlsira tradicionale e moderne.


Ndërsa hapja e fabrikës së re të “Gerti Foods” është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të kapaciteteve prodhuese dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve, raporton Telegrafi.

Jetësimi i këtij projekti është mundësuar falë tre investitorëve hasjanë: Shpejtim Agushaj, Talat Binaj dhe Idajet Osmanollaj.

Drejtori ekzekutiv i “Gerti Foods”, Ismet Mulaj ka bërë të ditur se kjo kompani është themeluar nga afaristët e sipërpërmendur me biznese në Kosovë, Kroaci dhe Hungari, dhe se për nga veprimtaria është unike në këtë pjesë të Evropës.

“Ky biznes është unik për nga lloji i vet. Nuk ka biznes të këtij lloji në krejt Evropën Juglindore. Tre hasjanë i kanë bashkuar forcat e veta, jo vetëm financiare, por edhe inovative. Kjo fabrikë do të prodhojë produkte jo vetëm për tregun e Kosovës dhe rajonal, por edhe për tregun e Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Prodhohen një sërë produktesh, përfshirë pica të ndryshme, tetë lloje picash, janë gjashtë lloje pitesh apo byrekë të ndryshëm, dhe në kuadër të këtyre produkteve ka produkte inovative që prodhohen për herë të parë në tregun botëror siç është pitja me kërpudhë ose pica me miell të misrit”.

“Prodhohen kroasanë të ndryshëm, pjekurina të ndryshme, tortija dhe bakllava. Linjat janë automatike, janë linja moderne, që kanë ardhur nga Italia, Franca dhe Turqia. Po shpresojmë që prej të hënës të jemi edhe në tregun e Kosovës dhe atë rajonal, dhe brenda tre muajsh ndoshta do të jemi edhe në tregun evropian”, ka thënë Mulaj.

Tutje ai ka shpjeguar se si ka lindur ideja e këtij biznesi, që është zhvilluar për tri vite rresht.

“Njëri nga investitorët që është me biznes në Suharekë, Gerti Pica, ka krijuar një biznes jashtëzakonisht të suksesshëm. Nga pronari i këtij biznesi, Shpejtim Agushaj është ideja e këtij biznesi. Ai e ka pasur këtë ide pothuajse qe tri vite, dhe bashkë me të kemi punuar tri vite që të realizohet ky projekt. Shpejtimi për nga natyra është inovativ, insistimi i tij ka qenë që duhet të ndryshohet, të revolucionarizohet procesi i prodhimit të produkteve nga brumi. Bashkë me të kemi vizituar prodhuesit e linjave në Evropë dhe në Turqi dhe kemi blerë gjashtë linja, të cilat sot do të prodhojnë produkte jo vetëm për Kosovën por edhe më gjerë”, ka deklaruar Mulaj.

Në të njëjtën kohë është shprehur optimist se ky biznes do të ketë sukses në gjetjen e tregjeve të reja.

“Pothuajse dy vite është bërë hulumtim tregu, janë analizuar të gjitha tregjet dhe ka një kërkesë të jashtëzakonshme, për shkak se pjesa më e madhe e furrave dhe restoranteve kanë mungesë të profesionistëve, d.m.th. furrat kanë problem për të gjetur profesionistë të byrekut ndërsa restorantet kanë problem për të gjetur profesionistë të picës. Prandaj ‘Gerti Foods’ është një zgjidhje e mirë, përfshirë edhe për familjet meqë ato mund ti blejnë picat dhe shpejtë mund ti pjekin në secilën furrë që ekziston”, ka thënë Mulaj.

Fabrika “Gerti Foods” synon që mbi 70% të prodhimeve  t’i eksportoj në vendet e Bashkimit Evropian, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përforcimin e lidhjeve tregtare me partnerët ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori