LAJMI I FUNDIT:
Peja 25° clearsky_day

Rikthehen “Takimet Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli” në Pejë, pas tre vitesh mungesë

Rikthehen “Takimet Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli” në Pejë, pas tre vitesh mungesë

Pas një pauze trevjeçare për shkak të mungesës së mbështetjes financiare, manifestimi letrar “Takimet Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli” do të rikthehet këtë vit me edicionin e tij jubilar të 20-të. 

Rikthimi i këtij festivalit pritet të fillojë në fillim të shtatorit, por përgatitjet kanë filluar qysh tani.

Në lidhje me këtë për Telegrafin njëra ndër organizatoret e këtij manifestimi, Shengyl Kelmendi Gashi, ka thënë se ky edicion i 20-të i këtij manifestimi do të sjellë pjesëmarrës nga vende të ndryshme ndërkombëtare.


“Edhe në këtë edicion kanë shprehur interes nga ndërkombëtarë si Irani, Zvicra, Turqia, Italia, Amerika, Irlanda, Monako dhe Genova”, është shprehur Kelmendi-Gashi.

Organizatorët e Manifestimit “Takimet ndërkombëtare letrare”/ Foto nga Takimet Letrare Azem Shkreli, Facebook

Sipas saj kjo pjesëmarrje e gjerë ndërkombëtare dëshmon për rëndësinë dhe ndikimin global të këtij manifestimi, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin kulturor dhe promovimin e poezisë shqipe.

“Gjithashtu, si çdo edicion, ka për qellim nxitjen për krijimtarin e vlerave më të mira poetike si edhe promovimin e vlerave  në të gjitha lëmit që ka komuna e Pejës dhe njohja e mysafirëve të shumtë nga vendet e huaja për këto vlera që Peja i bartë, pastaj për fuqizimin e rolit të skenës së pavarur kulturore në zhvillimin dhe zbatimin e politikave publike, rritjen e cilësisë së krijimtarisë artistike, identifikimin dhe mbështetjen e talentëve të rinj, aktivizimin e të rinjve në vendimmarrje dhe aktivitete të fushës së artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore”, ka përfunduar Kelmendi-Gashim për Telegrafin.

Shoqata “Festivali Ndërkombëtar i Poezisë” në Pejë, së bashku me bashkëpunëtorët e këshillit organizativ të TNL Azem Shkreli, kanë bërë përpjekje të mëdha për të rikthyer këtë manifestim të rëndësishëmm pas tre vitesh mungesë.

Me rikthimin e “Takimeve Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli”, Peja do të vazhdojë të jetë një qendër e rëndësishme kulturore, duke mbledhur rreth vetes poetët më të mirë shqipshkrues dhe mysafirë të tjerë që kanë interes për gjuhën dhe poezinë shqipe. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori