LAJMI I FUNDIT:

Të dielën, bota arriti temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë

Të dielën, bota arriti temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë

Bota arriti temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë, të dielën, më 21 korrik, sipas të dhënave paraprake nga Copernicus, programi i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e Tokës.

Temperatura mesatare e sipërfaqes të dielën arriti në 17.09 gradë, që është pak më e lartë se rekordi i mëparshëm, i regjistruar në korrik të vitit të kaluar – 17.08 gradë.

Gjatë javës së kaluar, valët e të nxehtit kanë prekur Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Rusinë, raporton reuters.


Paralajmërohet fundi i vapës së madhe në Evropë - ekspertët parashikojnë datën e përfundimit dhe stuhitë që mund të pasojnë
Lexo po ashtu Paralajmërohet fundi i vapës së madhe në Evropë - ekspertët parashikojnë datën e përfundimit dhe stuhitë që mund të pasojnë

Copernicus konfirmoi për agjencinë e lajmeve se rekordi i vitit të kaluar duket se është thyer. Të dhënat janë mbledhur që nga viti 1940.

Vitin e kaluar, Toka pati katër ditë rekorde me radhë, nga 3 korriku deri më 6 korrik. Ndryshimi i klimës, i nxitur kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile, ka çuar në nxehtësi ekstreme në hemisferën veriore,.

Që nga qershori i vitit 2023, çdo muaj, 13 prej tyre radhazi, planeti ka regjistruar muaj të ngrohtë rekord krahasuar me të njëjtat periudha të një viti më parë, njoftoi Copernicus.

Disa shkencëtarë besojnë se 2024 do të kapërcejë vitin 2023 si viti më i ngrohtë që kur janë regjistruar rekorde. Ndryshimet klimatike dhe përfundimi i fenomenit meteorologjik El Nino në prill të këtij viti rriti më tej temperaturat. /Telegrafi/