LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive/ Bebe Rexha për herë të parë në Kosovë: Jam shumë e emocionuar dhe kam disa surpriza për ju – me prindërit do ta vizitoj edhe Dibrën

Ekskluzive/ Bebe Rexha për herë të parë në Kosovë: Jam shumë e emocionuar dhe kam disa surpriza për ju – me prindërit do ta vizitoj edhe Dibrën
Bebe Rexha në Kosovë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur të martën në Kosovë.

Ajo arriti mëngjesin e të martës në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, duke sjellë me vete emocione dhe pritje të mëdha.

E mirëpritur me ngrohtësi dhe kureshtje, ajo u ndalua për një intervistë ekskluzive nga Telegrafi, ku nuk hezitoi të shprehte emocionet e saj – madje edhe të fliste paksa në gjuhën shqipe.


Bebe Rexha në Kosovë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Jam shumë e emocionuar që jam këtu”, u shpreh Bebe Rexha me entuziazëm të dukshëm, ndërsa zbriti nga avioni i saj. Ky ishte vetëm fillimi i një udhëtimi të mbushur me plane për të eksploruar dhe për të performuar për fansat e saj të zjarrtë në Kosovë.

Për Bebe Rexhën, ky udhëtim është më shumë se thjesht një vizitë. Me prindërit e saj, të dy me origjinë nga trevat shqiptare, ajo planifikon të kalojë kohë duke shijuar ushqimin tradicional dhe duke eksploruar qytetin. “Do të shkojmë të hamë ushqim të mirë, të shohim qytetin dhe jam shumë e emocionuar për këtë”, tregoi ajo për Telegrafin.

Bebe Rexha gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Bebe Rexha do të performojë për herë të parë në Kosovë në festivalin “Sunny Hill 2024”, një ngjarje që ka mbledhur artistë të njohur nga mbarë bota. Ajo premton një performancë të paharrueshme, të mbushur me surpriza dhe momente të veçanta që reflektojnë kulturën shqiptare.

“Kam disa surpriza për të cilat jam shumë e emocionuar. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time”, tha ajo, duke shtuar se do të sjellë diçka unike për audiencën kosovare.

Bebe Rexha në Kosovë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Fansat e Bebe Rexhës në Kosovë janë të etur për të dëgjuar diçka në shqip nga idhulli i tyre. Ajo nuk hezitoi të shprehë dashurinë dhe emocionin e saj për ta, duke treguar se mezi pret të performojë për ta. “Dua të them vetëm se i dua të gjithë fansat e mi këtu në Kosovë. Jam shumë e emocionuar dhe po, mezi pres”, shprehet ajo.

Vizita e Bebe Rexhës në Kosovë nuk përfundon me performancën e saj. Ajo planifikon të shkojë në qytetin e saj të origjinës, Dibër, për të marrë pjesë në një ceremoni familjare, duke shprehur dëshirën e saj për të kaluar kohë me familjen dhe për të njohur më mirë rrënjët e saj. “Kushëriri im do të ketë një syneti. Kështu që unë do të shkoj në syneti, mendoj, për dy, tre ditë”, tha ajo duke buzëqeshur.

Bebe Rexha (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Vizita e Bebe Rexhës në Kosovë është një moment historik për muzikën shqiptare dhe për të gjithë fansat e saj shqiptarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pasi erdhi në Kosovë, Dua Lipa u pa mbrëmë në një klub nate në Prishtinë

Pasi erdhi në Kosovë, Dua Lipa u pa mbrëmë në një klub nate në Prishtinë

Magazina
Ish-Miss Kosova i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga ceremonia luksoze

Ish-Miss Kosova i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga ceremonia luksoze

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Dua Lipa për festivalin Sunny Hill: Ka qenë ëndërr ta realizoj me familjen time në qytetin tim

Dua Lipa për festivalin Sunny Hill: Ka qenë ëndërr ta realizoj me familjen time në qytetin tim

Magazina
Dukagjin Lipa nderohet me ‘Çelësin e Kryeqytetit’

Dukagjin Lipa nderohet me ‘Çelësin e Kryeqytetit’

Magazina
Transporti pa pagesë: Ndryshon orari i nisjes së autobusëve nga qendra e Prishtinës për në Sunny Hill

Transporti pa pagesë: Ndryshon orari i nisjes së autobusëve nga qendra e Prishtinës për në Sunny Hill

Magazina
Kalo në kategori