LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj ftoi kryeministrin Kurti për debat publik, reagojnë nga Qeveria

Haradinaj ftoi kryeministrin Kurti për debat publik, reagojnë nga Qeveria

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e hënë e ka ftuar për debat publik kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Kreu i AAK-së, në deklarimin e tij tha se në debat do të diskutohet për qeverisjen nga LVV.

E për këtë kanë reaguar nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se AAK fillimisht kishte kërkuar debat për punën e qeverisë, e që në seancë nuk kishin marrë pjesë pikërisht deputetë e kësaj partie, duke përfshirë edhe kreun e saj, Ramush Haradinaj, transmeton Telegrafi.

“Më 24 maj, Kryeministri Kurti e pat shkurtuar vizitën në Londër dhe nga aeroporti erdhi direkt në seancë për përballje. Atë ditë pritej të kishte debat për 3-vjetorin e punës së qeverisë, me ftesë të AAK-së. Në konkluzionet e rezolutës, kërkohej shkarkimi i qeverisë. Debati nuk u mbajtë në mungesë të deputetëve të opozitës (vetëm 3 deputetë ishin të pranishëm). Në atë seancë mungoi edhe vetë z. Haradinaj. Tërë dimrin e pranverën këtë vit kanë folur për këtë mocion, prej të cilit hoqën dorë më 24 maj”, thotë Kryeziu.


Tutje, ai ka pohuar se ftesa e Haradinaj për Kurtin bëhet pasi kanë pakënaqësi me shikueshmërinë e emisioneve, ndërsa prezenca e Kurtit do ta ndryshonte atë.

“Tash, ftesa e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt për debat me Kryeministrin Kurti, nuk ka se si të kuptohet ndryshe veçse pakënaqësi me shikushmërinë e emisioneve ku merr pjesë ai. Sigurisht që sjellja e Kryeministrit Kurti në të njëjtin kuadër televiziv do ta ndryshonte këtë”, ka shkruar Kryeziu në reagimin në Facebook.

Haradinaj kërkon përballje me Kurtin: Eja ballafaqojmë listën e sukseseve të Qeverisë sime dhe asaj Kurti
Lexo po ashtu Haradinaj kërkon përballje me Kurtin: Eja ballafaqojmë listën e sukseseve të Qeverisë sime dhe asaj Kurti

Ndryshe, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ftuar që të jetë pjesë e një debati publik mes tij dhe kryeministrit aktual, Albin Kurti.

Sipas Haradinaj, kjo thirrje për përballje mes tij dhe Kurtit është të diskutohen arritjet kryesore të qeverisë Kurti dhe Haradinaj.

“Propozoj të ballafaqohem me listën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj të asaj kohe dhe Qeverinë Kurti. Pavarësisht që qeveria Haradinaj kishte më pak se dy vjet qeverisje. Kurti ka thuaja katër vite. Do të shihni se sa është ndryshimi i listës së sukseseve të asaj qeverie dhe kësaj”, ka pohuar Haradinaj.

Kritika ndaj Qeverisë Kurti kanë bërë në vazhdimësi subjektet opozitare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan

Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Lajme
Kalo në kategori