LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat për Faton Hajrizin, ministrja e Drejtësisë intervistohet nga Prokuroria Speciale

Deklaratat për Faton Hajrizin, ministrja e Drejtësisë intervistohet nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është intervistuar sot për disa deklarata publike.

Kjo intervistë kishte për qëllim sqarimin e deklaratave të saj të dhëna në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus” më datë 02 korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të  deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara”, thuhet në njoftim.


Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën
Lexo po ashtu Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën

Përveç kësaj, Prokuroria njofton se intervistimi ka të bëjë edhe me postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 korrik 2024, ku ajo shprehet për arratisjet që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës.

Prokuroria Speciale konfirmon se intervistimi i Ministres Haxhiu për sqarimin e këtyre çështjeve do të vazhdojë edhe nesër.

Ndryshe, ministrja Haxhiu kishte theksuar se e rëndësishme është  të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë.

Haxhiu ngriti dyshime se arratisjet nga burgu i organizoi Serbia, e kritikojnë juristët
Lexo po ashtu Haxhiu ngriti dyshime se arratisjet nga burgu i organizoi Serbia, e kritikojnë juristët

Në një postim të gjatë në Facebook, Haxhiu pretendoi se Serbia po organizon arratisjen e të burgosurve nga Kosova.

“E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës”, shkroi ajo në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori