LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 23° clearsky_night

Nxënësit nga Shtimja të parët në garën e rubotikës, priten në takim nga kryetari i komunës

Nxënësit nga Shtimja të parët në garën e rubotikës, priten në takim nga kryetari i komunës

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka uruar nxënësit të cilët kanë korrur suksese në edicionin e gjashtë me radhë të Garës më të madhe në Robotikë “Kosova Makers League”. Këta nxënës janë renditur të parët në këtë garë, ku me çmime e vende fituese kanë dalur shumica e nxënësve nga ekipet pjesëmarrëse të Shtimes.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, mirëpriti në një takim ekipet fituese të kësaj gare nga komuna e tij.

“Lumturi e papërshkrueshme t’i mirëpres ekipet fituese të Edicionit të Gjashtë të Garës së Robotikës 2023/24. Nxënësit fitues dhe mentorët e pranishëm, përpos që i urova dhe përgëzova për rezultatet, u ndava mirënjohje si dhe u shpërndamë kolektivit një laptop që shpresojmë se do t’ua lehtësojë punën dhe përgatitjen për suksese të mëtejme”, thuhet në komunikatën e Komunës së Shtimes.


Aliu më tej i ka cilësuar si kampion nxënësit shtimjan.

“Ju lumtë kampionë dhe shumë suksese në vijim. U priftë e mbara dhe na keni prapa me të gjitha kapacitetet tona”, tha Aliu.

Ndërsa, Yllka Fejzullahu, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Shtimes, tha se është shumë e lumtur që nxënësit nga komuna jonë na sjellin fitore të tilla nga këto gara duke na bërë shumë krenarë dhe se mbështetja nga drejtoria që ajo udhëheq nuk do të mungojë asnjëherë.

“Shumë urime nxënësve fitues të gjitha vendeve që kanë zënë si dhe gjithë nxënësve pjesëmarrës. Përgëzime për punën mësimdhënësve e mentorëve të pranishëm Andy Moxon, Bekim Krasniqi dhe Helena Moxon, por edhe gjithë të tjerëve që janë angazhuar. Shumë krenari”, tha Fejzullahu.

Ekipet fituese për ciklin “1-5” janë Biblioteka e Qytetit – Shtime, vendin e parë dhe Shkolla Fillore “Emin Duraku” Shtime, vendin e dytë.

Nga Biblioteka e Qytetit emrat e fituesve tanë janë: Treva Zeqa, Engëll Shatmani, dhe Erda Ramadani, me mentore Zejnepe Zeqa.

Ndërsa, nga ShF “Emin Duraku” fituesit janë: Eliza Sopaj, Eden Hysiqi, Detjon Bajrami, dhe Alberta Smajli, me mentor Bekim Krasniqi.

Ekipet fituese për ciklin “6-9” janë Young Innovators, vendin e parë dhe përsëri Biblioteka e Qytetit, vendin e dytë.

Nga ekipi Young Innovators, fituesit janë: Samuel Moxon, Fiton Hysiqi, Onida Hasani, dhe Shkurta Hasani, me mentor Andy Moxon.

Nga Biblioteka e Qytetit në këtë cikël fituesit janë: Dalmat Zeqa, Blin Bajrami, Erdi Zeqa, dhe Dania Zeqa, me mentoren Helena Moxon.

“Ekipet e para fituese për të dy ciklet kanë fituar biletën për të marrë pjesë në ngjarjen e madhe të inovacionit dhe kreativitetit – Maker Faire Rome – The European Edition, e cila do të zhvillohet nga data 25 – 27 tetor 2024, në Romë. Kosova Makers League Open është gara më e madhe e robotikës për shkollat fillore dhe institucionet tjera edukative në Kosovë, e cila zhvillohet për ciklet e klasave (1-5) dhe (6-9), pra për fëmijët e grupmoshës (6-15 vjeç)”, thuhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Nxiti urrejtje në Deçan dhe u arrestua në Merdar, 30 ditë paraburgim për serbin Sasha Zlatkoviq

Nxiti urrejtje në Deçan dhe u arrestua në Merdar, 30 ditë paraburgim për serbin Sasha Zlatkoviq

Kronika e Zezë
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Magazina
Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Fafa Resort
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Nga një ëndërr në realitet, rrëfimi i 22-vjeçarit nga Kosova që punon asistent në University of Wisconsin- Madison në SHBA

Nga një ëndërr në realitet, rrëfimi i 22-vjeçarit nga Kosova që punon asistent në University of Wisconsin- Madison në SHBA

Fetie Gashi
Kalo në kategori