Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka prezantuar sot (22 korrik) sistemin e garave për sezonin e ri 2024/2025 në futbollin kosovar.
Pas përfundimit të kampionatit, fituesi i Albi Mall Superligës së Kosovës, siguron kualifikimin në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, nënkampioni dhe ekipi i renditur në pozitën e tretë sigurojnë kualifikimin në raundin e dytë dhe të parë respektivisht në Ligën e Konferencës.
Ekipi i renditur në pozitën e tetë siguron barazhin, ndërsa me automatizëm ekipet që janë të renditura në pozitën nëntë dhe dhjetë bien nga Superliga në Ligën e Parë.
Ai ekip që fiton Kupën e Kosovës siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës nga raundi i parë, por nëse fituesi i Kupës është kampioni i Superligës apo ekipi i cili është i renditur në pozitën e dytë dhe të tretë, atëherë në garat evropiane kualifikohet edhe vendi i katërt në renditjen tabelare.
RAIFFEISEN Liga e Parë
Liga e Parë ka dy grupe (Grupi A dhe grupi B) me nga dhjetë ekipe. Pas përfundimit të kampionatit, ekipet e renditura në pozitën e parë të të dyja grupeve, sigurojnë promovimin në Superligë.
Ekipet e renditura në pozitën e dytë në dy grupet, luajnë ndeshjen e barazhit ndërmjet vete, ndërsa ekipet që renditen në pozitat nëntë dhe dhjetë në dy grupet bien nga Liga e Parë.
Ndërkohë fituesi i barazhit nga Liga e Parë, luan me pozitën e tetë të Superligës së Kosovës, ndërsa fituesi i asaj ndeshje siguron pjesëmarrjen në edicionin e ri të garave në elitën e futbollit kosovar.
Edicioni i ri i Ligës së Parë do të jetë me 18 ekipe pjesëmarrëse dhe do jetë unik dhe jo i ndarë në grupe.
Liga e Dytë
Vendi i parë dhe vendi i dytë sigurojnë promovimin në Ligën e Parë, ndërsa me automatizëm dy ekipet e renditura në vendin e fundit dhe parafundit bien nga Liga e Dytë.
Në edicionin e ri të Ligës së Dytë garojnë 18 ekipe, katër që bien nga Liga e Parë dhe dy të cilat promovohen nga Liga e Tretë.
Liga e Tretë
Liga e Tretë e futbollit kosovar ka gjithsej dy grupe, kampionët e së cilës ligë promovohen në Ligën e Dytë, ndërsa nga liga nuk bie asnjë ekip./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë