LAJMI I FUNDIT:

Nisën misionin për të lundruar përtej Oqeanit Atlantik, çifti gjenden të vdekur në brigjet e Kanadasë

Nisën misionin për të lundruar përtej Oqeanit Atlantik, çifti gjenden të vdekur në brigjet e Kanadasë

Një çift që kishte nisur një mision për të lundruar përtej Oqeanit Atlantik është gjetur i vdekur në një varkë në brigjet e Kanadasë.

Bëhet e ditur se Brett Clibbery dhe Sarah Packwood u gjetën të vdekur në breg të ishullit Sable, rreth 173 kilometra në juglindje të provincës Nova Scotia.

Besohet se Packwood ishte nga Britania e Madhe dhe Clibbery ishte nga Kanadaja, megjithëse Policia Mbretërore Kanadeze fillimisht raportoi se ata ishin të dy nga British Columbia.


Por, identifikimi zyrtar nuk është bërë ende, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, dyshja po shkonte në rajonin e Azores – një rajon autonom i Portugalisë – pasi u larguan nga porti Halifax më 11 qershor nga bordi i jahtit të tyre të quajtur Theros.

Ata u raportuan të zhdukur më 18 qershor dhe u gjetën tre javë më vonë, më 10 korrik.

Se dyshja kanë vdekur e ka konfirmuar edhe djali i Clibery, James, me anë të një postimi në Facebook.

“Ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira”, ka shkruar ai.

“Babai im James Brett Clibery dhe gruaja e tij, Sarah Justine Packwood, kanë ndërruar jetë. Hetimet ende po vazhdojnë, si dhe duhet një test ADN-je për ta konfirmuar, por shpresat janë të pakta”, shtoi ai.

Ai tha se çifti do t’i mungojë përgjithmonë, duke shtuar: “Nuk ka asgjë që do të mbushë vrimën që është lënë nga kalimi i tyre, deri tani i pashpjeguar”.

Duke dokumentuar udhëtimin e tyre nga Kanadaja në Evropë, Packwood dhe Clibery kishin publikuar video të rregullta në një kanal në YouTube të quajtur Theros Adventures. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori