Juventus befason në skuadrën për udhëtimin stërvitor në Gjermani – mungojnë shumë yje
Juventusi shpalli skuadrën për kampin parasezonal në Gjermani, duke lënë në shtëpi lojtarë si Federico Chiesa, Wojciech Szczesny, Weston McKennie dhe Dean Huijsen, ndërsa Matias Soule është pjesë e skuadrës.
Trajneri i ri Thiago Motta emëroi grupin që niset sot për përgatitje në Herzogenaurach.
Ata do të qëndrojnë në të njëjtin kamp ku Gjermania ishte vendosur për turneun EURO 2024, pranë Nurembergut.
Siç pritej, mungojnë jo pak, edhe pse për disa prej lojtarëve ka arsye të ndryshme.
Germany Bound 🛫 🇩🇪 pic.twitter.com/mjKWzr5sIK
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 20, 2024
Chiesa është në shitje, por mbi të gjitha martohet sot, ndaj i është dhënë pushim dhe do të rifillojë stërvitjet në kampin Continassa në Torino javën e ardhshme.
Daniele Rugani, Filip Kostic, Mattia De Sciglio dhe Arthur Melo janë të gjithë të lënduar, ndërsa Szczesny dhe McKennie kanë pushime shtesë pas pjesëmarrjes përkatësisht në EURO 2024 dhe Copa America.
Danilo, Gleison Bremer dhe Douglas Luiz janë gjithashtu ende në pushime pasi kanë luajtur për Brazilin.
Surprizat e vërteta përfshijnë mungesën e Huijsen, i cili është në qendër të një beteje për transferim me klube si Paris Saint-Germain, Bayer Leverkusen, VfB Stuttgart dhe Ëolfsburg që janë vënë pas tij.
📋 Bianconeri called-up for the training camp in Germany ⚪️⚫️🇩🇪 pic.twitter.com/I1xM7S7juG
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 20, 2024
Një tjetër kthesë e papritur është prania e Soulé në listë, pasi ai besohet se është në prag të një lëvizjeje te Roma për gati 30 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij
Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi
Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos
Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin
Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi
Ermal Krasniqi futet nga banka dhe shënon në fitoren e Sparta Pragës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe