Faton Hajrizi, i cili kërkohej për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri, është vrarë gjatë ditës së djeshme në fshatin Trbushnicë, në Banja Kovilaça.
Informacionet e para për vrasjen e Hajrizit kanë arritur rreth orës 14:00, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, shumë shpejt nga vendi i ngjarjes iu drejtua mediave dhe ka bërë të ditur detajet e lëvizjes së Hajrizit, si dhe veprimet e policisë.
Sipas mediave në Serbi, Hajrizi me një biçikletë nga Bregu i Lipniçit ka arritur në rrugën për në Banja Kovilaça, shkruan danas.
Policia paraprakisht e ka nxjerrë një fotografi të tij në mënyrë që njerëzit të lajmërojnë nëse e shohin Hajrizin.
Një banor e kishte takuar Hajrizin sepse ai i kishte kërkuar ujë. Ai nuk e dinte gjuhën dhe sapo u largua, qytetari serb shkoi në stacionin më të afërt policor për ta lajmëruar. Siç raportohet një ekip policor ka shkuar në vendin e raportimit.
Duke treguar terrenin ku u vra Hajrizi, ministri serb vuri në dukje se lumi ishte afër, po ashtu edhe kufiri dhe se po kërkonte një mënyrë për të ikur.
Vrasësi i policit nuk kishte në plan të dorëzohej dhe qëlloi nëntë të shtëna drejt tyre. Ai ka qëlluar dy herë në drejtim të veturës së policisë dhe policia ia ka kthyer me zjarr.
Siç raportohet tutje, një e shtënë e goditi Hajrizin, megjithatë ai filloi të largohej nga rruga.
Policia raportohet se ka gjetur gjurmë në gardhe gjatë tentimit për të ikur, ndërsa Hajrizi gjatë arratisjes ka ndërruar edhe rrobat.
Arma e Faton Hajrizit ishte një pistoletë me dy karikator nga tetë plumba. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Moment historik: KS i OKB-së miratoi një rezolutë që lehtëson largimin e individëve apo kompanive nga lista e zezë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-62-380x233.jpg)
Moment historik: KS i OKB-së miratoi një rezolutë që lehtëson largimin e individëve apo kompanive nga lista e zezë
![Si u lokalizua Faton Hajrizi, mediat serbe publikojnë detaje të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/faton-hajrizi-5-380x233.jpg)
Si u lokalizua Faton Hajrizi, mediat serbe publikojnë detaje të reja
![Marrëveshja BE-Gjermani me Serbinë, Bieber: Shkëmbyen demokracinë e sundimin e ligjit me litium, ka vdekur zgjerimi i BE-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/florian-bieber-380x233.jpg)
Marrëveshja BE-Gjermani me Serbinë, Bieber: Shkëmbyen demokracinë e sundimin e ligjit me litium, ka vdekur zgjerimi i BE-së
![Brenda hotelit më të gjatë në Evropë - që do të hapet këtë verë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/fe1-2-380x233.jpg)
Brenda hotelit më të gjatë në Evropë - që do të hapet këtë verë
![Vritet para derës së shtëpisë ish-deputetja ukrainase](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Irina-Farion-380x233.jpg)
Vritet para derës së shtëpisë ish-deputetja ukrainase
![Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/faton-hajrizi-1-380x233.jpg)
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Ramiz-Lladrovci-vajza-sos-380x233.jpg)
Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë
![Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bellorusja-380x233.jpg)
Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu
![Mërgimtarët shmangin Merdarin dhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kufiri-merdares-380x233.jpg)
Mërgimtarët shmangin Merdarin dhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë
![Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-64-780x439-1-380x233.jpg)
Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve
![Si një përditësim i vetëm shkaktoi ndërprerje globale të internetit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-22-380x233.png)
Si një përditësim i vetëm shkaktoi ndërprerje globale të internetit?
![A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Faton-Hajrizi-3-380x233.jpg)
A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë