LAJMI I FUNDIT:
Peja 25° clearsky_day

Mbi 5 dekada përvojë të “RTV mekanikut”, Samir Dina ka shpresë se zeja do të mbijetojë

Mbi 5 dekada përvojë të “RTV mekanikut”, Samir Dina ka shpresë se zeja do të mbijetojë

Qyteti i Pejës është i njohur për zejtarë të traditës, ku shumica e zejeve janë trashëguar edhe deri në tri gjenerata.

Këtë traditë e vazhdojnë edhe shumë zejtarë e njëri ndër ta është edhe Samir Dina, i cilin zejen e “RTV mekanikut” e ka trashëguar nga babai i tij Ademi, shkruan Telegrafi.

Samiri si gjenerata e dytë si “RTV mekanik” i njohur në qytetin e Pejës profesionin e ka trashëguar nga babai Adem Dina, apo në qytet i njohur si Adem Ejupi, i cili përveç si RTV mekanik ka qenë i njohur edhe si solist i Radio Televizionit të Prishtinës.


Dina për Telegrafin ka rrëfyer historinë e tij  interesante si RTV mekanik me një përvojë 53 vjeçare ku përmend sukseset dhe sfidat e profesionit.

“Si të gjithë moshatarët, përveç shkollës angazhoheshim edhe me ndonjë zanat, e unë kam pas fatin që zanatin ta mësoi nga babai Adem Dina”, shton Samiri, transmeton Telegrafi.

Ai ndër të tjera tregon se fillesat e para i ka pasur që nga  viti 1970, me katër vëllezër të angazhuar në zejen e RTV mekanikut.


Sipas tij, riparimet e thjeshta i ka filluar në vitin 1973 dhe punën si “usta” i kualifikuar e ka filluar në vitin 1978, në dyqanin familjar tek “Ura e Gurit” në Pejë.

Dina shton se riparimi i televizorëve ka qenë kërkesë e madhe sepse televizori ishte pothuajse i vetmi burim i informimit dhe argëtimit për atë kohë.

“Televizori për gjeneratat para vitit 2000 ka qenë një pajisje shumë e shfrytëzuar dhe e kërkuar e që si çdo pajisje shpesh ka nevojë për riparim. Më kujtohet kur klientëve u duhej të prisnin radhë për riparimin e RTV aparateve që kishin pësuar defekte të ndryshme”, pohon Dina.

“Në atë kohë pjesët kryesore të televizorit ishin llambat dhe pjesë tjera, të cilat tani më nuk ekzistojnë. Sot pjesë kryesore të një televizori janë dy pllaka dhe ekrani e kështu që është lehtësuar riparimi i tyre”, shton Dina

Pra, me përparimin e teknologjisë ka filluar rënia e interesimit për shfrytëzimin e RTV aparatet e për  rrjedhojë edhe kërkesa për riparim.

Dina thotë se kërkesa për riparimin e televizorit është zvogëluar për arsye, siç shton ai, rënia e çmimit dhe mos interesimi i gjeneratave të reja për televizorin.

“Sot një televizor e blen me 150 euro ndërsa dikur kushtonte mbi 1000 marka të atëhershme kështu edhe kërkesa për riparim është zvogëluar drastikisht. Mund të them se edhe telefonat e mençur kanë ndikuar sepse rinia tash shumë pak shikon TV dhe të gjitha informatat dhe argëtimi ju ofrohet nga telefoni i mençur”, shprehet Dina.

Shumë zeje janë klasifikuar si “Zeje në shuarje” e duke u bazuar në trendët e zhvillimit teknologjik kërkesa për shfrytëzimin e televizorëve si burim i informimit ka filluar të bie sepse gjeneratat e reja po orientohen drejt burimeve të reja teknologjike për informim dhe argëtim.

“Në bazë të kërkesës për riparim jam i vetëdijshëm se kjo zeje në të ardhmen do t’i takoj kategorisë se zejeve në shuarje, por gjithësi jam optimist se për një kohë sa ekzistojnë gjeneratat e viteve para 2005, televizori do të shfrytëzohet”, përfundon Samir Dina. /MehmetTrakaniqi/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori