LAJMI I FUNDIT:

“Kurrë ndjesë ndaj kolonizatorëve” – presidenti i Argjentinës i del në krahë Leo Messit dhe lojtarëve të kombëtares

“Kurrë ndjesë ndaj kolonizatorëve” – presidenti i Argjentinës i del në krahë Leo Messit dhe lojtarëve të kombëtares

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka thënë se Lionel Messi me shokë nuk duhet t’u kërkojnë falje francezëve në lidhje me ofendimet mbi bazë racore ndaj tyre, gjatë festimit të fitores së Kupës së Amerikës.

Enzo Fernandez këndoi një këngë pas triumfit, duke krijuar një skandal të madh, por duket se për presidentin Milein, kjo nuk përbën problem.

“Të pretendosh se Messi duhet t’u kërkojë ndjesë kolonizatorëve evropianë për një këngë, që ndër të tjera thotë të vërtetën”, shkruan në rrjetet sociale lideri ultraliberal i shtetit latin.


Ky reagim erdhi pas ngulmimit të një zyrtari të qeverisë së tij, nënsekretarit për sportin, Julio Garro, i cili u shpreh se ishte dakord që Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) dhe kapiteni Leo Messi të kërkonin falje.

Qeveria e Argjentinës i kërkon Lionel Messit të kërkojë falje për diçka në të cilën ai as që ishte i përfshirë
Lexo po ashtu Qeveria e Argjentinës i kërkon Lionel Messit të kërkojë falje për diçka në të cilën ai as që ishte i përfshirë

Postimi i kreut të shtetit është pritur shumë mirë nga tifozët argjentinas, të cilët tashmë kërkojnë dorëheqjen e Garros ose shkarkimin e tij nga posti që mban.

Dhe ashtu ka ndodhur, me Milein që e shpjegon qartë dhe shkurt shkarkimin e Garros: “Askush nuk i kërkon dot kampionit të botës se çfarë të mendojë, çfarë të bëjë apo çfarë të thotë”.

Çështja, debatet që janë krijuar dhe reagimi i Milein mund të ndikojë edhe në ftesën që presidenti francez Emmanuel Macron i kishte bërë homologut të tij argjentinas për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike më datën 26 korrik në Paris.

Po çfarë përmban kori i lojtarëve argjentinas kundrejt francezëve dhe Kylian Mbappesë në veçanti, i kënduar që nga Kupa e Botës e mbajtur në Katar në vitin 2021.

Një zyrtar qeveritar i tha Messit të kërkonte falje për skandalin, por ai menjëherë u shkarkua nga puna
Lexo po ashtu Një zyrtar qeveritar i tha Messit të kërkonte falje për skandalin, por ai menjëherë u shkarkua nga puna

“Ata luajnë për Francën, por janë nga Angola. Dinë vetëm të turren vrap dhe flenë me transgjinorë! Nëna e tij është nigeriane, babanë e ka nga Kameruni, por në pasaportë i shkruhet Francë”, ishte kënga e kënduar nga lojtarët argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Kalo në kategori