LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat e larta, Sadiku: Qytetarët duhet të mësohen me valën e të nxehtit si pasojë e ngrohjes globale

Temperaturat e larta, Sadiku: Qytetarët duhet të mësohen me valën e të nxehtit si pasojë e ngrohjes globale

Komuna e Prishtinës është duke ofruar shërbime mjekësore për të gjithë qytetarët që kanë nevojë në këto temperatura të larta të cilat janë duke mbizotëruar në vendin tonë.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunë të Prishtinës, Izet Sadiku, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se tashmë të gjithë duhet të mësohen me këto valë të nxehta gjatë stinës së verës, pasi siç tha ai “kjo është si pasojë e ngrohjes globale”.

“Faza e temperaturave që është sivjet, besoj që do të vazhdojë me qenë kështu, pasi kjo është pasojë e ngrohjes globale. Ne duhet të vazhdojmë të mendojmë të jetu sipas këtyre temperaturave. Nuk do të jetë i rastësishëme ky nivel i temperaturave. Për këtë arsye dhe ne po mundohemi që shërbimet që po i japim në kryeqytet me iu përshtat dryshimeve klimatike që po bëhen”, tha Sadiku.


Ai tha se tashmë kanë filluar të bëjnë shërbime publike.

Sadiku tha se e kanë përkrahur pishinën e Gërmisë me një ekip të urgjencës.

“Kjo me qëllim që qytetarët që e shfrytëzojnë pishinën për freski në këto ditë të nxehta, me pas dhe një ekip mjekësor. Pastaj kemi dhe dy ekipe mjekësore një të urgjencës dhe një të mjekësisë familjare në kryeqytet”, ka thënë Sadiku.

Ai tha se për herë të parë e kanë organizuar karvanin e shëndetësisë, me të cilën para fillimit të sezonës kanë mbajtur takime me qytetarët, duke i informuar për marrjen e shërbimeve mjekësore dhe këshilla shtesë.

Sadiku po ashtu foli edhe procesin e dezinsektimit, furnizimin me barna në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) në Prishtinë si dhe për numrin e punëtorëve shëndetësorë nëpër këto qendra.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori