Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se po pranon autonomi politike në 17.3 për qind të territorit të Kosovës, duke aluduar në veriun e vendit.
Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në gjuhen e Kurtit i bie: Ju nuk e zbatuat Zajednicen, po ua sjell Pokrainen veriore të Kosovës”.
“Tre vite as po e as Jo. Kemi marrëveshje e nuk kemi marrëveshje se nuk ështe nënshkruar. Po ju duan juve e jo neve. Kemi draft-statut e më vonë thanë nuk kemi. Është dokument zyrtar i punuar nga tre ekspertë europianë, dërgon komentet me shkrim dhe në mënyrë zyrtare kthehen prapa e thonë është Non Paper dokument dhe pa autor”, ka shkruar Haziri, transmeton Telegrafi.
“Jo Gjykatën Kushtetuese të Republikës tonë, por Komisioni i Venecias si organ i pavarur dhe neutral. Jo draftit Europian, por një draft i ri në korniza të FES edhe atë për dhjetë ditë ishin të gatshëm ta bëjnë dhe me këtë fakt pranohet Zajednica”.
Haziri ka thënë se “tani Presidentja Osmani me garancione shtesë dhe gatishmëri që pas vendimit të Qeverisë, ajo personalisht ta dërgojë në Gjykate Kushtetuese. Ky është hapi më i madh dhe më i zbardhur si presion ndaj Kurtit si Kryeministër, i cili duhet të veprojë. Atij po i kërkohet ta sjellin vendimin për Asociacion në Qeveri”.
“Presidentja e dërgon në Kushtetuese dhe EU/task forca e implementon Zajednicën. Ndarje e re e detyrave. E kundërshtoi një Asociacion e po e pranon një Autonomi politike në 17.3 për qind të territorit të Kosovës. Në gjuhen e Kurtit i bie: Ju nuk e zbatuat Zajednicën, po ua sjell Pokrainën veriore të Kosovës!”
Haziri, në fund ka thënë se “Mërgimtarëve që u premtoi 3 milionë euro për kartonin e gjelbër e 10 milionë për kreditë për t’ua servisuar në kohën kur ata 1.2 milardë dërgojnë remitenca çdo vit Kosovës, nuk duhet me pritë që u jep asgjë tjetër pos Pokrainën në veri të vendit. Ata e duan Kosovën më shumë se premtimet e tij!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje