LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Plagosja e të miturit në Istog ndodhi gjatë kohës sa polici ishte në uniformë

Prokuroria: Plagosja e të miturit në Istog ndodhi gjatë kohës sa polici ishte në uniformë
Foto: Arkiv

Polici i suspenduar, i dyshuar për plagosjen e të miturit në Istog, dyshohet se veprën penale e kreu teksa ishte në uniformë zyrtare duke u bërë gati për të filluar orarin e punës.

F. H. dyshohet se më datë 15.072024 në 23:35h ka shkrepur armën zyrtare, e cila e ka goditur në kokë viktimës, familjarin e tij të mitur 16-vjeçar.

Për këtë veprim ai tashmë po dyshohet për kryerje të veprës penale vrasje e rëndë në tentativë.


KALLXO ka siguruar Dosjen e Prokurorisë, në të cilën është edhe procesverbali me deklaratën e dëshmitarit të rastit, i cili po ashtu është i mitur.

Ky i fundit në dëshminë e tij ka shpjeguar se si dyshohet se ka ndodhur e gjithë ngjarja, duke e treguar në detaje se si polici F. H. dyshohet se ia drejtoi në kokë armën familjarit të tij e më pas edhe e shkrepi.

Gjendja e 16-vjeçarit të plagosur në Istog mbetet shumë e rëndë, i njëjti ndodhet në Mjekim Intensiv
Lexo po ashtu Gjendja e 16-vjeçarit të plagosur në Istog mbetet shumë e rëndë, i njëjti ndodhet në Mjekim Intensiv

“Unë e pashë armën e F. (i dyshuari) që e ka të punës duke e mbajt në dorë të G. (dëshmitar). Unë sa e kom pa G. (dëshmitar) asnjëherë nuk e ka raportirat, por e ka nxjerrë karikatorin dhe ka fillu mi hek plumbat prej tij, plumbat G. (dëshmitar) i gjuajke në kauq, më duke se i ka hjek të gjitha plumbat prej karikatorit, pas kësaj e ka marr F. (i dyshuari) armën e ka raportirat dhe e ka drejtu në drejtim të kokës së G. (viktima) dhe kam dëgjuar që ka kërsit arma, unë nuk e kam dëgjuar asnjë fjalë që ka thënë F. (i dyshuari)” – ka qenë deklarata e njërit nga personat që ka qenë në vendin e ngjarjes.

I njëjti po ashtu ka shtuar se distanca në mes viktimës dhe të dyshuarit ka qenë deri në dy metra.

Dosja ka treguar se polici në fjalë është i gjeneratës së fundit të Policisë së Kosovës, pra i gjeneratës 59.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori