Me përplasje të ashpra dhe ofendime është mbajtur të mërkurën mbledhja e Komisionit Hetimor lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Anëtarët e komisionit nga radhët e pozitës dhe opozitës nuk u pajtuan për listën e dëshmitarëve dhe renditjen e tyre.
Derisa deputetët e pushtetit prezantuan listën e tyre, të njëjtën e paraqitën edhe opozitarët si dhe u prezantua një listë nga ekspertët. Pozita kërkoi që hetimi të zhvillohet prej vitit 2011 deri në vitin 2023, ndërkaq sipas opozitarëve fokusi duhet të jenë në periudhën 2021-2023, gjatë qeverisjes aktuale. Anëtarët e komisionit nuk lëvizën nga pozicionet e tyre dhe lista nuk u hodh në votim fare, mirëpo përplasjet dhe ofendimet mes anëtarëve të komisionit nuk munguan.
Anëtarja e komisionit nga radhët e LVV-së, deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni tha se komisioni duhet të miratojë një listë të vetme. Sipas saj, lista e opozitës dhe ekspertëve duhet të fuznionohet në listën e paraqitur nga mazhoranca.
“Ne sot duhet të dakordohemi për një listë e cila përfshinë propozime të tri listave pasi ne nuk mund të funksionojmë me tri lista. Besoj se sot duhet të përpilojmë një listë të vetme dhe të bëjmë radhitjen prej të parit deri tek i fundit. Përafërsisht të shohim edhe kohën që këta persona të ftohen për t’u intervistuar”, tha deputetja e mazhorancës.
Por me këtë gjë nuk u pajtua deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila kërkoi nga komisioni që të miratohen tri listat e prezantuara.
“Lista që është përpiluar nga ekspertët është e mirë, mirëpo ka mangësi sepse fusha që kemi kërkuar të bëhet hulumtim dhe të njëjtën kohë janë shkarkuar njerëz nga puna pas asnjë vendim dhe arsyetim. Vlerësoj se patjetër duhet që fillimisht të votohen të tri listat, lista jonë si opozitë, ajo e pozitës dhe ekspertëve”, tha ajo.
Ndërkaq, sipas deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, periudha kohore e hetimit duhet të jenë në vitet 2021-2023, pasi siç tha është marrë vendimi edhe i seancës plenare.
“Nëse nisemi prej asaj se çka kemi votuar si komision është diçka që thotë se hetimi duhet të zhvillohet prej vitit 2021-2023. Nëse i shohim në lista janë disa persona 2011-2018, për të cilët që nuk është se nuk janë të rëndësishëm për t’i thirr, por fillimisht duhet të thirrën, siç ka qenë zotëri Isma, ish diplomat dhe të tjerët përfshirë Enver Hoxhajn dhe të gjithë. Ne nuk duhet të shkelim atë që kemi votuar në seancë, pasi sot kemi lista për t’i ftuar njerëz në vitet 2011-2018”, deklaroi Krasniqi.
Kërkesë të njëjtë tha edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila është edhe kryesuese e komisionit.
“Me vendim të seancës plenare është caktuar periudha kohore për çka është formuar ky komision hetimor. Ne nuk mundemi tash me dal në vitin 2011 dhe pastaj me ardh këta të vitit 2021. Ne mundemi me fillu në periudhën e hetimit, nëse gjatë intervistimit të ndonjë dëshmitari ceket nevoja që të thërrasim dikë të asaj periudhe e thërrasim”, tha ajo.
Por me këto deklarime nuk u pajtua deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, e cila tha se si dëshmitarë duhet të ftohet ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili është deputet aktual i PDK-së.
“Nuk mundet me pas listë për me përmbyllë punën e këtij komisioni dhe mos me përmbajt Enver Hoxhajn këtu… Enver Hoxhaj ka punësuar në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme, ndërsa Donika Gërvalla e ka përmirësuar shkeljen që e ka bërë Enver Hoxhaj. Pra thirrni së pari shkelësin pastaj përmirësuesin”, tha ajo.
Me mikrofon fikur asaj i reagoi deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, gjë që nxiti deputeten e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni për ta quajtur injorate deputeten opozitare.
“Injorante tipike. Me qenë që ti dinë më shumë kishe qëndruar me dëgju Ismën. Po ike dhe e pe që nuk mundesh me përballu debatin. Unë jam shumë e qetë, por ti je në siklet se je në hall të madh dhe ke pa qe ke rrëshqit”, theksoi ajo.
Por, Musliu-Shoshi insistoi që deklarimin e saj se duhet të thirren për dëshmi të gjithë ish diplomatët e shkarkuar nga ministrja Donika Gërvalla.
“Qysh ka mundësi mos me i thirr diplomatë që Donika i ka shkarkuar me një vendim dhe janë pranuar në vitin 2011. Ngadalë këtu ka rregulla dhe procedura. Në vitin 2011 është një procesverbal i komisionit pranues që i kanë pranuar këta diplomatë në punë. Kanë kaluar disa teste, provime dhe janë pranuar. Psh diplomatë që janë pranuar në vitin 2011 është Yllka Geci, Rrahim Morina dhe të gjithë këta diplomatë karriere kanë marrë pjesë në disa mbledhje që kanë qenë të klasifikuara dhe s’ka asnjë mundësi që të largohen nga puna dhe mos t’i ftojmë këta diplomatë në raportim”, tha ajo.
Në një moment Musliu-Shoshi i tha deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli se çdo luftë me të e ka të humbur. Mirëpo Pacolli iu përgjigj se s’ka shkuar në Kuvend për të luftuar me kolegë por për të dëshmuar punën profesionale.
“Çdo luftë që e ki me mua në çdo komision besom se e ki të humbur. Ti veç te lufta i ki mend. Unë s’kam ardh me luftu me askënd. Në fakt personi që flet për luftë është Albini yt. Në Kuvend mendoj se duhet me dëshmu me punën profesionale”, tha ajo.
Mes këtyre përplasjeve, kryesuesja e komisionit, Time Kadrijaj, mbylli punimet e këtij komisioni pa arritur një dakordim për miratimin e listës së dëshmitarëve. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje