LAJMI I FUNDIT:

Darwin Nunez thyen heshtjen më në fund pas përleshjes me tifozët në Copa America

Darwin Nunez thyen heshtjen më në fund pas përleshjes me tifozët në Copa America

Sulmuesi uruguaian, Darwin Nunez ka thyer heshtjen e tij më në fund, pasi ylli i Liverpoolit u përfshi në skena të shëmtuara duke u përleshur në tribunë me tifozë në Copa America.

Nunez përfaqësoi Uruguain në Copa America këtë verë, duke shënuar dy gola në turne.

Por, ai u bë titull për të gjitha arsyet e gabuara kur u përball me tifozët e Kolumbisë pas ndeshjes gjysmëfinale të Uruguait.


Pas humbjes 1-0, ai u ngjit në tribuna dhe u përlesh me tifozët teksa kërkonte të mbronte familjen e tij.

Arsyeja e trishtueshme e konfliktit në Copa America: Darwin Nunez ‘luftoi’ pak dhe ngushëlloi pastaj djalin e tij që qante
Lexo po ashtu Arsyeja e trishtueshme e konfliktit në Copa America: Darwin Nunez ‘luftoi’ pak dhe ngushëlloi pastaj djalin e tij që qante

Nunez mund të goditet me një ndalim të gjatë si rezultat i veprimeve të tij.

Megjithatë, Uruguai, e përfundoi turneun në Copa America me një nivel të lartë, pasi mundi Kanadanë me penallti për të siguruar vendin e tretë.

Përpara kthimit në Liverpoolit për sezonin e ri, Nunez shkoi në mediat sociale për të reflektuar mbi Copa America.

Megjithatë, 25-vjeçari nuk arriti të trajtojë skenat e pakëndshme kundër Kolumbisë.

“Copa America ime e parë. I trishtuar që nuk arrita në finale, i lumtur për atë që përjetuam, atë që mësuam dhe atë që ndamë. Kjo vazhdon, le të shkojmë, Uruguai gjithmonë”, shkroi ai Nunez profilin e tij privat.

U rrah me tifozë për të shpëtuar familjen e tij në tribuna, Darwin Nunez përballet me një pezullim të gjatë
Lexo po ashtu U rrah me tifozë për të shpëtuar familjen e tij në tribuna, Darwin Nunez përballet me një pezullim të gjatë

Nunez do të marrë një pushim të zgjatur përpara se të lidhet me trajnerin Arne Slot në Liverpool në atë që do të jetë sezoni i tij i tretë në klub pas transferimit të tij prej rreth 100 milionë euro në verën e 2022.

Nunez shënoi 15 gola në të gjitha garat në sezonin e tij debutues në Liverpool, ndërsa sezonin e kaluar, ai shënoi 18 gola në të gjitha garat, duke shënuar një përmirësim të lehtë nga sezoni i kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori