LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 27° clearsky_day

Planifikohet të jetë mbi 30 milionë euro buxheti i Komunës së Mitrovicës për 2025, qytetarët parashtrojnë kërkesat e tyre

Planifikohet të jetë mbi 30 milionë euro buxheti i Komunës së Mitrovicës për 2025, qytetarët parashtrojnë kërkesat e tyre
Mbajtja e dëgjimit të parë publik për planifikimin e buxhetit për vitin 2025

Të martën është mbajtur dëgjimi i parë publik për planifikimin e buxhetit për vitin 2025 në Komunën e Mitrovicës. Në këtë takim të pranishëm ishin drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Igballe Islami, zyrtari kryesor financiar, Zenel Çitaku dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Fahri Jashari.

Çitaku ka njoftuar qytetarët se buxheti i komunës për vitin 2025 planifikohet të jetë mbi 30 milionë euro, shkruan Telegrafi.

“Buxheti i komunës për vitin 2025, planifikohet të jetë 30,240,514.00 euro. Burimet e fondit të buxhetit janë granti i përgjithshëm 11,732,364.00 euro, granti i arsimit 10,864,386.00 euro, granti i shëndetësisë 3,640,154.00, financimi i teatrove 235,615.00 euro si dhe të hyrat vetanake 3,615,495.00 euro”, ka thënë zyrtari kryesor financiar, Zenel Çitaku.


Ndërsa, përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave parashtruan kërkesat dhe ankesat e komunitetit ku jetojnë. Kërkesat më të mëdha ishin për ndriçimin publik, asfaltimin e rrugëve dhe për rregullimin e kanalizimeve.

Përfaqësuesi i fshatit Vinarc i Epërm kërkoi që të rregullohet ndriçimi publik në atë zonë, trotuaret dhe po ashtu të vendosen anësore tek rruga e njohur si “Kërrshi” sepse sipas tij, ka pasur shumë aksidente si pasojë e mungesës së tyre derisa kërkesa u cilësua si e kamotshme.

Në fshatrat Frashër i Madh dhe Frashër i Vogël u bë e ditur se problemet me kanalizim kanë shkaktuar dëme të mëdha tek tokat bujqësore. Po ashtu, përfaqësuesi i këtyre zonave tha se nuk ka ndriçim publik, mungon asfaltimi i rrugëve, nuk ka furnizim të mjaftueshëm me ujë të pijshëm dhe parashtroi kërkesën për ndërtimin e trotuareve, transmeton Telegrafi.

Ndërsa për fshatrat Bare, Bajgorë, Kaçandoll, Maxhere e Melenicë, përfaqësuesit u shprehën se ka pasur kërkesa të vazhdueshme për rregullimin e rrugëve dhe renovimin e ambulantave, por sipas tyre, nga Komuna nuk janë marrë masat e duhura për realizimin e këtyre kërkesave.

Nga përfaqësuesi i lagjes “Shipol” u kërkua që atje të ndërtohet një qendër për kulturë, rini dhe sport ku sipas tij, do të shërbente për angazhimin e të rinjve. Tutje, ai kërkoi që të ndërtohet edhe një qendër për rehabilitimin e të moshuarve.

Derisa në Zhabarin e Poshtëm u konsiderua e nevojshme vendosja e kamerave tek Liqeni Akumulues sepse sipas përfaqësuesit, qytetarët i kanë dëmtuar disa herë karriget dhe vendet që shërbejnë si pushimore, e aktivizimi i tyre sipas tij, do ta bënte më të lehtë identifikimin e dëmtuesve, derisa theksoi se qytetarët kanë dëmtuar edhe ambulantën.

Përveç mungesës së ndriçimit publik, përfaqësuesi u shpreh se në këtë zonë nuk bëhen fare investime.

Gjersa në Kushtovë u kërkua që ndërtimi i trotuareve të vazhdoj me intensitet më të lartë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori