Temperatura më të larta janë matur në Veles dhe Demir Kapi, fazë portokalli deri në fund të javës
Në Veles dhe Demir Kapi sot ishte matur temperatura më e lartë në territorin e Maqedonisë prej 42 gradë celsius. Niveli portokalli i rrezikut nga temperatura të larta mbetet aktiv deri në fund të javës.
Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, 41 gradë sot ishin matur në Kavadar, Vinicë, Gjevgjeli, 40 Strumicë, 39 Shtip, 38 Manastir, Shkup – Zajçev Rid, 37 në Tetovë, 36 në Berovë, Kriva Pallankë, Prilep, 34 në Ohër, Pretor, 31 në Krushevë, Hanet e Mavrovës dhe 24 Kodra e Diellit.
Moti sot paradite ishte me diell. Nga orët e mesditës kishte vranësira të vogla lokale kryesisht në pjesët perëndimore. Vonë pasdite në pjesët jugperëndimore ka rritje të vranësirave dhe bubullima pas kufirit me Shqipërinë.
Deri në fund të ditës, vranësira e cila tani është më e madhe në jugperëndim do të dobësohet dhe gjatë natës do të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i qetë.
Moti nesër do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 14 deri 23 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 36 deri 42 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 10.
Në Shkup me diell dhe shumë nxehtë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2o, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 41 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me temperaturë maksimale ditore që kudo do të jetë mbi 30 gradë, e vende-vende do të kalojë 40 gradë, për këtë arsye niveli portokalli do të jetë aktiv deri në fundjavës së punës për rrezikun e temperaturave të larta.
Të premten dhe gjatë fundjavës, veçanërisht të shtunën, në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë dhe temperatura do të ulet gradualisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“I mbrojtur nga Vuçiqi”, media serbe: Si u bë Milan Radoiçiqi nga një “i pastrehë” në milioner
I arratisuri Faton Hajrizi: Nëse vjen puna me shku në burg do të konfrontohemi keq - dikush ka me pësu rëndë
Kastrati kërkon reagim qytetar pas dënimit të Pjetër Shalës: Nga shtatori sheshet t’i bëjmë zi nga protestat
Incidentet me armë zyrtare, Sylejmani: Mosha e policëve që pranohen në Policinë e Kosovës të ngritet në 20 vjeç
Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme
Nëna e Faton Harjizit: Presidentja Osmani e di historinë e djalit, ka qenë përkthyese në gjykimin ndaj tij në 2001-ën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ronaldo, Messi, Pele apo Maradona? - ChatGPT tregon se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave
Qyteti më i afërt me qiellin quhet "ferri në Tokë": Jetëgjatësia është 35 vjet dhe askush nuk dëshiron të shpërngulet
Al-Nassr i Ronaldos ofron mega kontratë për ta bërë yllin e Real Madridit futbollistin më të paguar në botë në pozicionin e tij
"Ku është Musiala?", Morata elektrizon tifozët spanjollë me prezantimin e Carvajalit para tyre
Ekspedita e Spanjës arrin në Madrid, vëmendjen merr princesha me fanellën yllit të La Rojas
Miliarderi Elon Musk mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, çfarë do të ndodh më pas?