LAJMI I FUNDIT:

Me të nënshkruar me Real Madridin, zbulohen të gjitha detajet e kontratës së Mbappes

Me të nënshkruar me Real Madridin, zbulohen të gjitha detajet e kontratës së Mbappes

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe u prezantua te Real Madridi këtë të martë (16 korrik) në Santiago Bernabeu, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.

Ai kishte opsionin për të vazhduar kontratën me PSG-në, por vendosi të mos e përdorte atë dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Los Blancos.

Përfaqësuesi francez pranoi një pagë shumë më të ulët te Reali se sa kishte deri më tani.


Reali nuk i është dashur t’i paguajë asgjë PSG-së për ardhjen e Mbappes, por ka paguar 100 milionë euro direkt në llogarinë e lojtarit, ndërsa të drejtat e imazhit janë ndarë në 50-50.

Paga vjetore e Kylian Mbappes do të jetë 15 milionë euro, sipas mediave spanjolle. Kjo është shumë më pak se paga e tij në PSG, për të cilën fitoi 200 milionë euro në dy vitet e fundit, pa llogaritur kontratat e sponsorizimit.

“Mirëmëngjesi të gjithëve, është mirë që jam këtu me ju. Kam ëndërruar të luaj për Real Madridin. Faleminderit presidentit Florentino Perez dhe familjes time, shoh nënën time duke qarë… Faleminderit të gjithëve. Shpresoj të jem në nivel të këtij klubi, i cili është më i miri në botë”, ka thënë Mbappe.

“Dua të them diçka për fëmijët, të cilët janë shumë. Është një ëndërr e realizuar për mua, dhe ëndrrat tuaja mund të realizohen nëse jeni të pasionuar pas asaj që bëni”, dekklaroi më tej 25-vjeçari, i cili puthi simbolin e klubit të tij të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oyarzabal dhe Merino shpallen

Oyarzabal dhe Merino shpallen "tradhtarë" me t'u kthyer në Spanjë

Përfaqësueset
Tifozët janë mahnitur nga veprimi që bëri Kylian Mbappe në prezantimin te Real Madridi

Tifozët janë mahnitur nga veprimi që bëri Kylian Mbappe në prezantimin te Real Madridi

La Liga
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

Përfaqësueset
Jamie Carragher nuk ka asnjë dyshim kur tregon emrin e trajnerit që duhet ta zëvendësojë Southgaten

Jamie Carragher nuk ka asnjë dyshim kur tregon emrin e trajnerit që duhet ta zëvendësojë Southgaten

Përfaqësueset
Publikohen pamjet kur Bellingham i tha Southgates

Publikohen pamjet kur Bellingham i tha Southgates "bëjë diçka" ndërsa po shpartalloheshin nga Spanja

Përfaqësueset
Real Madridi nis kontaktet e para për transferimin befasues të top yllit të Liverpoolit

Real Madridi nis kontaktet e para për transferimin befasues të top yllit të Liverpoolit

La Liga
Kalo në kategori