LAJMI I FUNDIT:

Federata Angleze këshillohet të emërojë Jurgen Kloppin si trajner të ri

Federata Angleze këshillohet të emërojë Jurgen Kloppin si trajner të ri

Federata e Futbollit e Anglisë (FA) është këshilluar të ‘afrohet’ me Jurgen Klopp për të pasuar Gareth Southgate si trajner i Kombëtares së Anglisë.

Southgate dha dorëheqjen si trajner i Anglisë të martën, vetëm dy ditë pasi Tre Luanët pësuan humbje në finalen e Euro 2024 ndaj Spanjës.

Menjëherë kanë filluar të shfaqen emrat për trajnerin e ardhshëm të Anglisë me Graham Potter dhe Mauricio Pochettino që shihet ndër favoritët.


Për të mos përmendur Klopp, i cili u largua nga pozicioni i tij në Liverpool në fund të sezonit të kaluar pas një periudhe legjendare si menaxher i Reds.

Zyrtare: Gareth Southgate nuk është më trajner i Anglisë
Lexo po ashtu Zyrtare: Gareth Southgate nuk është më trajner i Anglisë

Dhe Federata Angleze është mbështetur për të hapur bisedimet me Klopp për vendin vakant të Anglisë.

Kjo është sipas ish-mesfushorit të Reds, Dietmar Hamann, i cili beson se drejtuesit e FA do të përpiqen të joshin Klopp për të zëvendësuar Southgate.

“Jurgen Klopp dëshiron të marrë një vit pushim dhe roli i menaxherit të kombëtares gjermane të merret, por jam shumë i sigurt që Anglia do t’i afrohet Kloppit”, ka thënë fillimisht Hamann për TopOffshoreSportsBooks.

“Mendoj se shumë njerëz do të ishin shumë të lumtur nëse ai do të merrte ekipin kombëtar. Ai tha se po merr një pushim, kështu që a është e mundur të presim gjashtë muaj apo ndoshta ta lini të marrë drejtimin verën e ardhshme?”.

“Ka disa kualifikime, por kualifikimi ka qenë gjithmonë mjaft i rehatshëm për Anglinë. Mendoj se ata do ta pyesin nëse dëshiron ta bëjë këtë dhe më pas varet nga ai nëse do ta pranojë apo jo, mund të jetë i interesuar edhe Thomas Tuchel”.

“Vite më parë do të ishte e vështirë të imagjinohej një trajner gjerman në Angli, por shanset nuk kanë qenë kurrë më të mira se sa do të ndodhë në muajt e ardhshëm”.

“Në letër, Klopp është në pozicionin më të mirë për të udhëhequr Anglinë drejt lavdisë së Kupës së Botës në 2026 për shkak të asaj që bëri në Liverpool. Ai arriti të fitojë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, me skuadrën që kishte ai bëri gjëra të mrekullueshme”.

“Unë mendoj se me skuadrën që Anglia ka tani dhe gjithashtu moshën e lojtarëve, mendoj se ata do të jenë një forcë për dy ose tre turnetë e ardhshëm. Natyrisht Kupa e Botës së ardhshme është pas dy vitesh. Është sigurisht diçka që mund t’i bëjë tifozët e Anglisë të ëndërrojnë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

Përfaqësueset
Flitej se Shaqiri u largua shkaku i tij, Yakin thyen heshtjen dhe flet për pensionimin e sulmuesit nga Kombëtarja

Flitej se Shaqiri u largua shkaku i tij, Yakin thyen heshtjen dhe flet për pensionimin e sulmuesit nga Kombëtarja

Ndërkombëtare
Me të nënshkruar me Real Madridin, zbulohen të gjitha detajet e kontratës së Mbappes

Me të nënshkruar me Real Madridin, zbulohen të gjitha detajet e kontratës së Mbappes

La Liga
Është zbuluar se sa ka qenë topi në lojë gjatë kohës shtesë në finalen e Euros, janë tërbuar anglezët

Është zbuluar se sa ka qenë topi në lojë gjatë kohës shtesë në finalen e Euros, janë tërbuar anglezët

Përfaqësueset
Pak orë pas largimit nga Anglia, Southgate mund ta marrë drejtimin e klubit të njohur anglez

Pak orë pas largimit nga Anglia, Southgate mund ta marrë drejtimin e klubit të njohur anglez

Premier League
Gjiganti evropian po avancon në negociata për transferimin sensacional të Alvarez

Gjiganti evropian po avancon në negociata për transferimin sensacional të Alvarez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori