LAJMI I FUNDIT:

‘Dhimbje koke’ për Flick, shkaku i lëndimit të rëndë, ylli i Barcelonës mund të mungojë katër muaj

‘Dhimbje koke’ për Flick, shkaku i lëndimit të rëndë, ylli i Barcelonës mund të mungojë katër muaj

Mbrojtësi i Barcelonës dhe Uruguait, Ronald Araujo, u lëndua në takimin mes Uruguait dhe Brazilit që u zhvillua në kuadër të çerekfinaleve të Copa Americas.

Fillimisht mendohej se ishte një lëndim i lehtë, por tani është mësuar se Araujo mund të mbetet jashtë fushave për më shumë kohë se sa pritej.

Araujo do të rikthehet sot (e hënë) tek Barcelona për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, pasi kombëtarja e Uruguait nuk arriti ta gjejë diagnozën e qartë të lëndimit.


Raportimet e para pas përfundimit të ndeshjes ishin se Araujo do të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë.

Sidoqoftë, e përditshmja katalanse Sport ka raportuar se lëndimi i Araujos nuk mund të kurohet vetëm me një pushim, rehabilitim apo plan rikuperimi dhe varësisht nga testet, atij mund t’i duhet t’i nënshtrohet operimit.

Në rast se ndodh kjo gjë, atëherë Araujo do të ishte minimumi jashtë fushave për të paktën katër muaj.

Kjo padyshim që do të ishte një goditje e madhe për Barcelonën. Në fushë, ai mbetet mbrojtësi i tyre më i mirë sidomos në dy vitet e fundit.

Jashtë fushës, Barcelona nuk ka qenë në gjendje të negociojë me Araujon për një marrëveshje të re, që do të thotë se shitja e tij mbetet një opsion nëse palët nuk arrijnë marrëveshje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Te Real Madridi

Te Real Madridi "me kontratë" lojtarët nuk kanë guxuar të thonë se Messi është më i mirë se Ronaldo

La Liga
Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Serie A
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

Premier League
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Kalo në kategori