LAJMI I FUNDIT:

‘Luanët qajnë’ apo ‘Të shpartalluar’ – tituj e mediave angleze pas humbjes në finale

‘Luanët qajnë’ apo ‘Të shpartalluar’ – tituj e mediave angleze pas humbjes në finale

Spanja u shpall kampion i Evropës për herë të katërt në histori. Spanjollët mundën 2:1 Anglinë në finalen e Kampionatit Evropian të luajtur në stadiumin Olimpik të Berlinit.

Kjo ishte finalja e dytë radhazi e Evropianit për Anglinë, pasi tre vite më parë u mund nga Italia.

Ata ëndërronin të fitonin kompeticionin e dytë të madh dhe të parën që nga Kampionatin Botëror në vitin 1966, të cilin e morën në tokën e tyre, por nuk ia dolën.


LIVE: Finalja e madhe e Euro 2024, Spanja dhe Anglia duan trofeun
Lexo po ashtu LIVE: Finalja e madhe e Euro 2024, Spanja dhe Anglia duan trofeun

Skuadra e Gareth Southgate është kritikuar nga analistë, ish-lojtarë dhe media gjatë gjithë turneut.

Shumë mendonin se Anglia nuk ofronte një lojë me cilësi të lartë duke marrë parasysh lojtarët që kishte.

Ndërkohë gazetat më të mëdha angleze kanë bërë disa tituj të dhimbshëm për humbjen në finale të Kombëtares së tyre:

Ja çfarë shkruajnë mediat angleze:

“The Guardian” shkruan në titullin e portalit “Goli i Mikel Oyarzabal thyen ëndrrat e Anglisë”.

Titulli i BBC-së thotë: “Anglia zemërthyer pasi Spanja shënoi golin e vonshëm për të fituar Euro”.

The Sun me titull: “ZEMRA LUANI” Anglia humbet finalen e Euro 2024, me dhimbje pasi Spanja shënoi golin e mundimshëm në fund të fundit për të fituar 2-1″.

Cucurella i përgjigjet Neville pas fitores në finale, legjenda angleze e kishte nënçmuar shumë mbrojtësin spanjoll
Lexo po ashtu Cucurella i përgjigjet Neville pas fitores në finale, legjenda angleze e kishte nënçmuar shumë mbrojtësin spanjoll

Sky Sports kishte një titull të ngjashëm: “Oyarzabal thyen zemrën e Anglisë dhe Spanja fiton Euron”.

Metro ka shkruar në ballinën e sotme: “Luanët po qajnë sot”.

Mirror shkroi me shkronja të mëdha në faqen e parë “Të shpartalluar” dhe shtoi: “Pritja vazhdon pasi Spanja të fitojë finalen me një gol të vonuar”.

Nga ana tjetër “Daily Express” ka shkruar me titull: “Ëndrra ka mbaruar, por a na bëri krenar kombëtarja?”.

Reagon Bellingham pas humbjes në finale të Euro 2024 ndaj Spanjës
Lexo po ashtu Reagon Bellingham pas humbjes në finale të Euro 2024 ndaj Spanjës

The Telegraph rikujton gjithashtu se pritja për titull të ri vazhdon me titullin: “Dhimbja vazhdon”.

Në faqen e parë të Daily Mail shkruhet: “Tension i padurueshëm, goli i mrekullueshëm… por futbolli nuk kthehet në shtëpi”. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Kalo në kategori