LAJMI I FUNDIT:

“Mallkimi” i trofeve për Harry Kane – historiku i të gjitha finaleve të humbura nga anglezi

“Mallkimi” i trofeve për Harry Kane – historiku i të gjitha finaleve të humbura nga anglezi

Harry Kane ka një mallkim dhe sot (14 korrik) në Berlin, kundër Spanjës, ai e ka një tjetër mundësi që ta thyejë atë. Kapiteni i Anglisë dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i ‘Tre Luanëve’ konsiderohet, përveçse një legjendë e Tottenhamit, një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Megjithatë, pasi ka mbushur 30 vite, vitrinat e tij janë ende bosh. Një prej sulmuesve më të mirë në historinë e futbollit anglez nuk e di se çfarë do të thotë të fitosh një trofe, as me klubet ku ka luajtur dhe as me kombëtaren.

Edhe pse në Euro 2024 ai nuk ka treguar versionin e tij më të mirë si shumë nga shokët e tij të skuadrës, tre golat që Kane i ka shënuar kanë qenë thelbësor për kombëtaren angleze për të arritur në finale të turneut.


Ylli i Bayern Munichut shfaqet gjithmonë kur ekipi dhe kombëtarja kanë nevojë, por përfundimet nëpër finale nuk janë kurrë të lumtura.

Në vitin 2015 ai luajti finalen e tij të parë në ‘Carabao Cup’ me Tottenhamin, por skuadra e drejtuar asokohe nga Mauricio Pochettino humbi me rezultat 2-0 nga Chelsea e Jose Mourinhos.

Pasi e përfundoi në pozitën e dytë në Ligën Premier në sezonin 2016/2017, Kane kishte mundësinë më të madhe të karrierës së tij. Në vitin 2019, Tottenhami arriti finalen e parë të Ligës së Kampionëve në histori të klubi. Historia, për fat të keq të Harry Kane, përfundoi në të njëjtën mënyrë: 2-0 për Liverpoolin dhe një finale e dytë e humbur.

Vitit 2021 parashihej të ishte viti i Kane. Finalist i dyfishtë në Carabao Cup dhe në Euro 2020 që u luajt një vit më vonë për shkak të pandemisë COVID-19.  Sërish Kane u dëshpërua, pasi ‘Tre Luanët’ humbën finalen ndaj Italisë në penallti, ndërsa humbje pësuan edhe në finale të ‘Carabao Cup’ ndaj Manchester Cityt me rezultat 1-0.

Me tërë këto dështime, Harry Kane vendosi të paketonte valixhet dhe të largohej nga ishujt britanikë. Destinacioni i tij do të ishte Bayern Munichu, në letër një ekip me të cilin do të ishte ‘më e lehtë’ të thyente ‘mallkimin’ e tij, por gjithçka ishte larg realitetit.

LIVE: Finalja e madhe e Euro 2024, Spanja dhe Anglia duan trofeun
Lexo po ashtu LIVE: Finalja e madhe e Euro 2024, Spanja dhe Anglia duan trofeun

Në ndeshjen e parë zyrtare të Harry Kane me bavarezët në Superkupën e Gjermanisë, një hat-trick nga Dani Olmo i dha fitoren Leipzigut.

Sezoni i tij i parë në Munich, doli të jetë sezoni i parë pa tituj për Bayernin që nga sezoni 2011/2012. Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos bëri mrekullinë duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë duke vazhduar kështu ‘mallkimin’ e Kane.

Por, a do të jetësohet sot thënia se ‘ka një herë të parë për gjithçka’ dhe Kane ta fitojë më në fund një trofe që kaq shumë e ka ëndërruar? Mbetet të shihet./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori