LAJMI I FUNDIT:

“Ka qenë superior këtë sezon” – Aguero tregon lojtarin e tij favorit për ta fituar ‘Topin e Artë’

“Ka qenë superior këtë sezon” – Aguero tregon lojtarin e tij favorit për ta fituar ‘Topin e Artë’

Kush do ta fitoj Topin e Artë për këtë edicion, është një nga pyetjet më të shpeshta në botën e futbollit.

Padyshim që dy yjet e Real Madridit, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham janë dy favoritët kryesor, ku njëri nga ta do ta fitoj çmimin më të madh individual për futbollistë.

Për këtë ka folur edhe legjenda e futbollit argjentinas, Sergio Aguero i cili ka dy emrat e lojtarëve të Realit në listën e ngushtë.


Messi shpërfilli Bellinghamin kur parashikoi katër lojtarët që do të sfidonin për Topin e Artë 2024
Lexo po ashtu Messi shpërfilli Bellinghamin kur parashikoi katër lojtarët që do të sfidonin për Topin e Artë 2024

Aguero ka thënë se më shumë e pëlqen Jude Bellingham, por ai mendon se Vini Jr ka qenë superior këtë sezon dhe e meriton ta fitoj Topin e Artë përkundër se me Brazilin nuk shkoi larg.

“Shoh të favorizuar Vinicius dhe Bellingham prej sukseseve me Real Madrid. Mua më pëlqen Bellingham dhe do të doja ta fitonte ai, por Vinicius ka qenë shumë superior në këtë sezon”.

“Pavarësisht se nuk eci mirë me Brazilin në Kupën e Amerikës, sërish mendoj se nuk është faji i Vinicius për dështimin e Selecaos”.

“Për mendimin tim, në sezonin e fundit Vinicius ka qenë më i mirë edhe se Mbappe. Ai e merr topin në gjysmëfushë dhe më pas dallohet që krijohet një rrezik i madh për kundërshtarët”, deklaroi Aguero. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori