LAJMI I FUNDIT:

Sveçla për anulimin e konkursit të Policisë: Pati lëshime, jo keqpërdorime

Sveçla për anulimin e konkursit të Policisë: Pati lëshime, jo keqpërdorime

Gati pa u bërë një javë që nga anulimi i konkursit për gradim në Policinë e Kosovës, është deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se në këtë proces pati vetëm disa lëshime dhe jo keqpërdorime.

Në fillim të kësaj jave ndodhi anulimi i një prej konkurseve më të rëndësishme në Policinë e Kosovës, ai për gradimin e “Policëve të Lartë” në “Rreshter”.

Kjo pas raportimit të televizionit Dukagjini dhe pastaj hetimit dhe gjetjeve të Inspektoratit Policor të Kosovës.


Shkelja themelore ishte ajo e udhëzimit administrativ për gradimin e policëve, duke u lejuar të marrë pjesë në proces një gjeneratë pa pasur të drejtë aplikimi.

Parregullsitë në proces, anulohet konkursi për rreshter në Policinë e Kosovës
Lexo po ashtu Parregullsitë në proces, anulohet konkursi për rreshter në Policinë e Kosovës

Por, gjetjet, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla janë lëshime e jo keqpërdorime.

“Nuk ka pas raportime për keqpërdorime, ka lëshime. Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm sipas qytetarëve të Kosovës dhe këtë nivel besueshmërie ata kanë me majtë” tha ai.

Por, njohës të çështjeve të sigurisë po vlerësojnë se pikërisht Sveçla do të duhej të kërkonte llogari për anulimin e gradimit.

Si e hetoi Inspektorati Policor i Kosovës procesin e gradimit të policëve
Lexo po ashtu Si e hetoi Inspektorati Policor i Kosovës procesin e gradimit të policëve

“Dështimi i konkursit për gradën rreshter tashmë është dokumentuar dhe argumentuar ndërmjet një hetimi të IPK-së, ku në këtë raport të dërguar tashmë në nivelin e lartë politik është konstatuar se ka shkelje ligjore, shkelje të normativës dhe mbi këtë gjë ministri punëve të brendshme do të duhej që të kërkoj llogaridhënie brenda menaxhmentit të Policisë së Kosovës”, tha Drizan Shala.

Televizioni Dukagjini kishte nisur këtë seri raportimesh që nga muaji prill, pas dyshimeve se brenda gjeneratës së 54-të kishte familjarë dhe të afërm të eprorëve të lartë të Policisë, me ç’rast u është ofruar mundësia kundërligjshëm për aplikim.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori